By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump do të vendosë 25% tarifë ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump do të vendosë 25% tarifë ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës
Bota

Trump do të vendosë 25% tarifë ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës

admin
Last updated: 24/03/2025 19:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se çdo shtet që blen gaz apo naftë prej Venezuelës, do të paguajë tarifë prej 25 për qind në tregtinë që bën me Shtetet e Bashkuara.

“Tarifat sekondare” do të hyjnë në fuqi më 2 prill, ka thënë Trump përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.

Trump ka thënë se e ka marrë këtë vendim, sepse Venezuela ka dërguar “dhjetëra mijëra” njerëz në SHBA, të cilët kanë “natyra shumë të dhunshme”.

Ky njoftim e rriti çmimin e naftës së papërpunuar për gati 1.5 për qind.

Më herët gjatë këtij muaji, Trump e ka pezulluar për 30 ditë licencën që i ka dhënë SHBA-ja kompanisë së naftës, Chevron, e cila prej vitit 2022 ka operuar në Venezuelën e sanksionuar.

Presidenti e ka marrë këtë vendim pasi e ka akuzuar presidentin Nicolas Maduro se nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm për reformat zgjedhore dhe kthimin e migrantëve.

Trump ka thënë më herët gjatë muajit se e ka fuqizuar Aktin 1798 për Armiqtë e Huaj për të arsyetuar dëbimin e anëtarëve të dyshuar të bandës venezuelase Tren de Aragua, pa pasur urdhra përfundimtarë të gjyqtarëve për imigrim.

Kina, e cila veçse është e prekur nga tarifat amerikane, është blerësja më e madhe e naftës së Venezuelës.

Në shkurt, Kina ka pranuar direkt ose indirekt 503.000 fuçi nafte në ditë prej Venezuelës.

Spanja, Italia, Kuba dhe India janë konsumatorët tjerë të naftës venezuelase.

Qeveria e Maduros nuk e ka komentuar këtë vendim./Radio Evropa e Lire

You Might Also Like

Porti i Shenzhen-it zgjeron “rrjetin e miqve”

Kina dhe BE , qëndrime të kundërta në lidhje me kompaninë e tregëtisë elektronike JD.com

Disa të plagosur pas sulmit me shpatë në një shkollë

Zbulohet tuneli i dytë për kalimin e migrantëve nga Bjellorusi

Pekini refuzon sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe bën thirrje për dialog

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ka qenë një grua shembullore” – familjari i gruas së vrarë në Kosovë jep detaje për rastin
Next Article “Rambujeja e sulmet ajrore të NATO-s”, Buja: Hashim Thaçi ka qenë pika më e besueshme e ndërkombëtarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?