By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Parashikimi i errët i Bill Gates – vetëm këto tri profesione do t’i mbijetojnë epokës AI
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Parashikimi i errët i Bill Gates – vetëm këto tri profesione do t’i mbijetojnë epokës AI
Bota

Parashikimi i errët i Bill Gates – vetëm këto tri profesione do t’i mbijetojnë epokës AI

admin
Last updated: 27/03/2025 11:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në një kohë kur inteligjenca artificiale (AI) po merr gjithnjë e më shumë role që dikur i takonin njerëzve, miliarderi Bill Gates ka ndarë parashikimin për të ardhmen e punës. Edhe pse teknologjia po përparon me një shpejtësi të madhe, Gates është i bindur se vetëm tre profesione të veçanta do të mbijetojnë revolucionin që ka sjellë inteligjenca artificiale.

Gates ka paralajmëruar se shumë profesione do të bëhen të vjetra për shkak të integrimit gjithnjë e më të thellë të inteligjencës artificiale në shoqëri. Ndërsa AI po përdoret tashmë në industri të ndryshme, Gejts beson se nuk do të zhduken të gjitha profesionet dhe se ekzistojnë fusha të caktuara që do të kërkojnë ende mbikëqyrje dhe kreativitet njerëzor.

Programuesit
Pavarësisht se AI mund të gjenerojë kodin bazë, teknologjia aktuale ende nuk është perfekte. Programuesit do të mbeten thelbësorë për monitorimin dhe rregullimin e gabimeve, si dhe për zhvillimin e sistemeve më të sofistikuara të inteligjencës artificiale. Në thelb, AI do të ketë nevojë për njerëz që të krijojnë dhe mbikëqyrin sisteme të tjera më të avancuara të AI.

Ekspertët e energjisë
Gates thekson se sektori i energjisë, që përfshin naftën, energjinë bërthamore dhe burimet e rinovueshme të energjisë, kërkon shumë ekspertizë dhe mendim strategjik për t’u automatizuar plotësisht. Ekspertët në këtë fushë, përfshirë inxhinierët, kërkuesit dhe teknikët, do të jenë të nevojshëm për të menaxhuar infrastrukturën, për të kuptuar sfidat industriale dhe për të zhvilluar inovacione për të ardhmen, thekson Unilad.

Biologët
Në industrinë mjekësore, inteligjenca artificiale tashmë luan një rol të rëndësishëm, por miliarderi beson se teknologjia ende i mungon mjaft kreativiteti për të bërë zbulime shkencore. Biologët do të përdorin inteligjencën artificiale si një mjet për të analizuar të dhënat dhe për të diagnostikuar sëmundje, por kreativiteti dhe inovacionet që vijnë nga njerëzit do të jenë thelbësore për zbulimet e reja në biologji dhe mjekësi.

Gejts pranon se mund të gabojë, por thekson se mënyra se si përdoret inteligjenca artificiale do të formësojë jetën e përditshme në një mënyrë që do të kujtojë ndryshimet që solli revolucioni industrial dhe zhvillimi i internetit.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article DPHM: Maqedonia rrezikon të përfshihet nga një stuhi e fortë
Next Article Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare me mesazh nga burgu i El Salvadorit, për të gjithë ata që futen ilegalisht në SHBA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?