By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: RASHË NË MBRETËRINË E GJUMIT
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > RASHË NË MBRETËRINË E GJUMIT
Kulturë

RASHË NË MBRETËRINË E GJUMIT

admin
Last updated: 27/03/2025 12:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Poezi nga: Dylan Thomas
Përktheu: Qerim Raqi

Rashë në mbretërinë e gjumit që më puthi trurin,
lashë lotët e kohës të bien;
syrin e të fjeturit
që ndjek dritën të drejtohej kah unë si hënë.
Në ikje e sipër, fluturova pranë unit tim të dytë
dhe u fundosa drejt ëndrrës dhe qiellit në rritje.

Ika nga toka dhe u ngjita lakuriq nëpër stinë,
arrita në një rajon tjetër larg yjeve;
dhe aty qamë,
unë dhe ky uni tjetër fantazmë,
me sy nëne, kurorave të pemëve;
Ika nga ky vend i lehtë si një pendë.

“Globi i babait tim pulson në qendër dhe këndon.”
“ Edhe kjo në të cilën shkelim tani ishte toka e babait tënd.”
“Por kjo në të cilën jemi strehon banda engjëllore,
të bukura janë fytyrat e tyre gërmuese në krahë.”
“ Janë vetëm ëndërrimtarë. Merr frymë dhe ata zbehen.”

Fantazma ime në bërryl, si sy nëne, u zbeh
kur u fryva engjëjve, dhe i humbiëur mbeta
në këtë breg të vrenjtur për çdo hije varri;
i hodha në shtrat shoqëruesit e mi ëndërrues;
ku ende flenë pa e ditur për fantazmln e tyre.

Dhe kur të gjitha substancat në ajrin jetëdhënës
ngjallën një zë dhe unë, ngjitur nëpër fjalë,
shkriva vizionin tim me dorë dhe flokë,
aq të lehtë të flije mbi këtë yll me diell,
aq rëndë të zgjohesh në retë e kësaj bote.

Aty rritet shkalla e orëve drejt diellit, një alternim dashurie
dhe dështimi më në fund,
i prishur hap pas hapi nga gjaku i njerëzve.
Një plak i çmendur ngjitet përreth në fantazmën e tij
dhe fantazma e babait tim ngjitet në shi.

You Might Also Like

NËPËR GJITHËSI

Bordi qeveritar e propozoi festimin e 35-vjetorit të pavarësisë, këto janë emrat

NË KËTË TOKË

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor në UT – aty ku kujtesa takohet me dijen

DO TË DËGJOJ ENGJËJT

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Klubi i Ligës Premier befason me një ofertë prej 30 milionë funtesh për yllin e Liverpoolit dhe Reds mund të detyrohen të pranojnë
Next Article Kërcënoi gjyqtaren, arrestohet 74 vjeçari nga Leunova e Gostivarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?