By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-kryeministri italian pasi ia tërhoqi flokët gazetares: Bëra gabim, koha të reflektojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ish-kryeministri italian pasi ia tërhoqi flokët gazetares: Bëra gabim, koha të reflektojë
Bota

Ish-kryeministri italian pasi ia tërhoqi flokët gazetares: Bëra gabim, koha të reflektojë

admin
Last updated: 27/03/2025 14:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-kryeministri italian, Romano Prodi ka kërkuar ndjesë për gjestin ndaj gazetares Lavinia Orefici, pas një incidenti të ndodhur gjatë prezantimit të librit të tij të fundit.

Ai ka shprehur keqardhje dhe ka thënë se e ka bërë atë veprim mekanikisht, në një kontekst tjetër, duke pranuar se ka bërë një gabim dhe se është i gatshëm të reflektojë mbi ngjarjen.

“Kjo histori më jep mundësinë për një reflektim”, tha ai, duke theksuar se është e drejta e çdo individi të mbrojë dinjitetin dhe historinë e vet dhe të mos e pranojë talljen, sidomos në kohën e internetit që mund të shfrytëzohet dhe keqinterpretohet.

Incidenti ndodhi të shtunën, kur gazetarja kërkoi një koment nga Prodi për një pasazh të Manifestit të Ventotenes, që lidhej me pronën private.

Pyetja e gazetares e shqetësoi ish-Presidentin e Komisionit Evropian, dhe në një video të shpërndarë më pas në La7, u pa kur ai tërhiqte flokët e gazetares, duke shkaktuar një reagim të fortë nga ajo.

Lavinia Orefici ka deklaruar se u ndje e poshtëruar dhe e frikësuar nga sjellja e tij, duke theksuar se veprimi ishte tronditës dhe kishte një tonalitet agresiv e të frikshëm.

Ndryshe, Prodi ka qenë President i Komisionit Evropian nga viti 1999 në 2004 dhe dy herë kryeministër i Italisë, nga viti 1996 në 1998 dhe përsëri nga 2006 në 2008.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB: Privohet nga liria dhunuesi nga videoja e publikuar në TikTok
Next Article Bugaqku: Pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, Qeveria kalon me automatizëm në Qeveri në dorëheqje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?