By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kompanitë eksportuese gjermane para kohëve të vështira
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kompanitë eksportuese gjermane para kohëve të vështira
Bota

Kompanitë eksportuese gjermane para kohëve të vështira

admin
Last updated: 28/03/2025 09:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sipas rezultateve të një sondazhi të Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë të Gjermanisë, DIHK, më shumë se gjysmës së kompanive gjermane që kryejnë aktivitet jashtë vendit u është dashur kohët e fundit të përballen me barriera tregtare shtesë.

Kërkesat për sigurinë dhe sanksionet janë vetëm dy nga shumë çështje që ua vështirësojnë edhe më tepër punën eksportuesve gjermanë.

Drejtori i Drejtorisë për Tregtinë e Jashtme në DIHK, Volker Treier, tërhoqi vëmendjen për zhvillimet në SHBA-në nën drejtimin e Presidentit Donald Trump: “Pengesat tregtare në rritje dhe sinjalet proteksioniste nga Uashingtoni po shkaktojnë shqetësim të madh për kompanitë tona”.

Presidenti Trump ka nxitur mosmarrëveshje tregtare si me BE-në, edhe me Kinën dhe fqinjë të SHBA-së, Kanadanë dhe Meksikën, shkruan dw.

70 për qind e kompanive gjermane që morën pjesë në anketë thanë se prej politikës tregtare të SHBA prisnin efekte negative ndaj biznesit të tyre.

Vitin e kaluar SHBA ishte fener shprese për firmat gjermane. Tani situata është përkeqësuar sidomos për kompanitë gjermane që kanë biznese në SHBA.

Sondazhi u krye përpara se Trumpi të shpallte planet për të vendosur tarifa shtesë prej 25 përqind për importet e veturave.

Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë tani ka frikë se bizneset e eksportuesve gjermanë do të shkojnë edhe më keq dhe se do të ketë rënie të eksporteve. Rënia e eksporteve pritet madje që për vitin 2025, tha Drejtori i Drejtorisë për Tregtinë e Jashtme në DIHK, Volker Treier. /dw/

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Liverpooli është i bindur se Salah do të zgjasë kontratën, pavarësisht interesimit nga Arabia Saudite
Next Article Edhe urat nuk i rezistuan tërmetit të fuqishëm në Mianmar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?