By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrin në 1,000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Arrin në 1,000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani
Bota

Arrin në 1,000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani

admin
Last updated: 29/03/2025 09:45
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Të paktën 1,000 persona kanë vdekur dhe 2,376 të tjerë kanë pësuar lëndime si pasojë e tërmetit 7.7 shkallësh Rihter që ka goditur Birmaninë të premten, ka bërë të ditur televizioni shtetëror i vendit.

Në ndërkohë, tërmeti ka lënë të vdekur edhe 9 persona në Tajlandë, si dhe mbi 30 të tjerë të bllokuar nën rrënoja.

Regjimi ushtarak që udhëheq me Birmaninë ka bërë kërkesë për ndihmë humanitare nga bashkësia ndërkombëtare dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë rajone të vendit.

Disa shtete kanë dërguar ekipet e tyre të shpëtimit si përpjekje për të lehtësuar situatën pas dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore. Lëkundjet kanë shkaktuar dëme edhe në Bangladesh dhe Kinë, ndërsa janë ndier deri në Vietnam.

Epiqendra e tërmetit ishte 17 kilometra larg qytetit me popullatë 1.2 milionëshe të Mandalait. Vetëm 12 minuta pas tërmetit të parë, një tjetër tërmet me magnitudë 6.4 shkallë kishte goditur Birmaninë.

Epiqendra e tërmetit të dytë ishte 18 kilometra në jug të qytetit të Sagaingut.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Diaspora solli në Shqipëri gati 1 miliardë euro, remitancat thyejnë rekord historik
Next Article Rama sërish në Greqi, sot takim me diasporën shqiptare në Kretë, nesër në Athinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?