By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Erdogan i kërkon Allahut të ‘mallkojë Izraelin sionist’ në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Erdogan i kërkon Allahut të ‘mallkojë Izraelin sionist’ në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit
Bota

Erdogan i kërkon Allahut të ‘mallkojë Izraelin sionist’ në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

admin
Last updated: 31/03/2025 10:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për shkatërrimin e Izraelit në lutjen e Fitër Bajramit të dielën, me agjencinë shtetërore të lajmeve të Turqisë, Anadolu, duke cituar presidentin të ketë thënë: “Allahu e mallkoftë Izraelin sionist”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Erdogan foli në Xhaminë e Madhe në Stamboll, së bashku me dijetarin islamik Ali Erbas, i cili mbajti një predikim fetar.

Gjatë fjalimit të tij, Erdogan deklaroi, “Ne të gjithë e dimë se çfarë po ndodh në Palestinë” – kur kërkoi që Sionizmi dhe Izraeli të shkatërrohen.

Erdogan uroi gjithashtu “mëshirë për dëshmorët” dhe “shërim të shpejtë për veteranët”, duke iu referuar militantëve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik palestinez dhe civilëve të Gazës që u vranë dhe u plagosën që nga shpërthimi i Luftës Izrael-Hamas.

Më herët të dielën, Erdogan lëshoi një mesazh mbarëkombëtar për të shënuar festën e Bajramit, në të cilin ai deklaroi: “Gjenocidi që po ndodh në Gaza, në veçanti, po arrin vazhdimisht një dimension më serioz me imazhe që do të prekin zemrat e kujtdo që ka një copëz ndërgjegjeje, morali dhe mirëkuptimi”.

“Si Turqi, ne shprehim qartë qëndrimin tonë kundër kësaj egërsie dhe përpiqemi të shërojmë plagët e vëllezërve tanë me ndihmën tonë. Megjithatë, përderisa bota, veçanërisht vendet perëndimore, nuk ndërmarrin veprime konkrete kundër kësaj shtypjeje, guximi i shtypësve do të rritet dhe klithmat e të shtypurve do të arrijnë qiejt”, shtoi ai.

Dhe një reagim ka ardhur nga Izraeli me ministrin e Jashtëm Gideon Sa’ar që tha: “Diktatori Erdogan zbuloi fytyrën e tij antisemitizëm”, duke shtuar se “Erdogani është i rrezikshëm për rajonin, si dhe për popullin e tij, siç është dëshmuar ditët e fundit”, duke iu referuar protestave të përhapura që denoncuan pushtetin e Erdoganit pasi ai urdhëroi ndalimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

“Le të shpresojmë që anëtarët e NATO-s ta kuptojnë se sa i rrezikshëm është ai, dhe jo para se të jetë tepër vonë”, shtoi Sa’ar në postimin e tij në X/Twitter.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xheneta kritikon rikthimin e Egli Takos në BBVA: Ka qenë dështim për të, po më imiton vazhdimisht
Next Article AUV: Sekuestrohet 250 kilogramë ushqime të skaduara në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?