By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prag lufte? Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, e quan Presidentin Ching-te “parazit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Prag lufte? Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, e quan Presidentin Ching-te “parazit”
BotaKina

Prag lufte? Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, e quan Presidentin Ching-te “parazit”

admin
Last updated: 01/04/2025 09:52
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kina filloi të martën stërvitje të përbashkëta të ushtrisë, marinës dhe forcave raketore rreth Tajvanit si një “paralajmërim i ashpër kundër separatizmit” dhe e quajti presidentin tajvanez, Lai Ching-te, një “parazit”.

Ndërkohë, Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për t’iu përgjigjur marinës kineze që iu afrua brigjeve.

Stërvitjet përreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, vijnë pasi muajin e kaluar Lai e quajti Pekinin një “fuqi e huaj armiqësore”.

Kina e konsideron Lain si një “separatist” dhe, në një video që shoqëronte njoftimin për stërvitjet, ai u paraqit si një insekt i mbajtur nga një palë shkopinj të ngrënies mbi një Tajvan në flakë, duke e quajtur atë në anglisht “një parazit”.

“Fokusi është në ushtrime si patrullat e gatishmërisë luftarake në det dhe në ajër, marrja e kontrollit të gjithanshëm, goditja e objektivave detare dhe tokësorë, si dhe vendosja e kontrolleve bllokuese në zona dhe rrugë kyçe”, tha Komanda e Teatrit Lindor në një deklaratë.

Qeveria e Tajvanit i dënoi stërvitjet, me zyrën presidenciale që tha se Kina ishte “e njohur gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si një burim problemesh” dhe se qeveria ka besimin dhe aftësinë për t’u mbrojtur vetë.

Qeveria tajvaneze i hodhi poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet, duke thënë se vetëm populli i ishullit mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Dy zyrtarë të lartë të Tajvanit i thanë Reuters se më shumë se dhjetë anije ushtarake kineze iu afruan zonës së afërt të Tajvanit dhe se Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për të reaguar.

Tajvani dislokon anijet ushtarake

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë se grupi i aeroplanmbajtëses kineze Shandong kishte hyrë në zonën e reagimit të ishullit të hënën, duke shtuar se kishte dërguar avionë dhe anije ushtarake dhe kishte aktivizuar sistemet raketore tokësore për t’iu përgjigjur.

Stërvitjet u zhvilluan pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u largua nga rajoni pas vizitave në Japoni dhe Filipine, ku kritikoi Kinën dhe tha se Japonia ishte “e pazëvendësueshme” për përballimin e agresionit kinez.

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Tajvan i tha Reutersit, duke cituar vlerësime të brendshme, se Pekini kishte nevojë të shmangte çdo “përplasje të perceptuar” me Uashingtonin përpara bisedimeve tregtare SHBA-Kinë, dhe për këtë arsye Tajvani ishte bërë një pretekst.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Tajvani është justifikimi më i mirë për ta. Prandaj ata zgjodhën të nisin këto stërvitje ushtarake sapo sekretari amerikan i mbrojtjes u largua nga Azia”, tha zyrtari.

Ambasada de facto e SHBA-së, Instituti Amerikan në Tajvan, tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin ishullin.

“Edhe një herë, Kina ka treguar se nuk është një aktor i përgjegjshëm dhe nuk ka problem të vërë në rrezik sigurinë dhe prosperitetin e rajonit”, tha një zëdhënës./ REL

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Stuhitë e forta shkaktojnë përmbytje në Mykonos, Rodos dhe Kios
Next Article Fundi i karrierës politike të Marine Le Pen?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?