By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kriza e industrisë televizive britanike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Kriza e industrisë televizive britanike
Kulturë

Kriza e industrisë televizive britanike

admin
Last updated: 03/04/2025 15:22
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Nga: Jane Martinson / The Guardian (titulli: Yes, we should celebrate Adolescence – but it comes at a cost to the UK TV industry)

Të gjithë po flasin për Adoleshencën [Adolescence], dramën televizive që fokusohet te maskuliniteti toksik dhe që ka nxitur një debat të vazhdueshëm shoqëror dhe politik. Por, vetëm një pakicë njerëzish po flasin për atë që kjo dramë e suksesshme thotë rreth krizës që po ndodh në kohë reale në industrinë britanike të televizionit – dhe kjo po ashtu ka nevojë për një diskutim.

Adoleshenca është gjithçka që shërbimi i transmetimit publik duhet të jetë: programim goditës që përfshin njerëz të cilët shpesh injorohen në dramat televizive – në këtë rast, familjet e bardha të klasës punëtore në veri të vendit – e që janë diskutuar si në portat e shkollave ashtu edhe në Parlament. Pas një takimi në Kryeministri [Downing Street] mes skenaristit dhe dramaturgut britanik Jack Thorne dhe Keir Starmerit, u zbulua se Adoleshenca do të ofrohej falas në të gjitha shkollat e mesme në Mbretërinë e Bashkuar.

Fjala “falas” duhet theksuar, sepse ndryshe nga transmetuesit tradicionalë publikë që qëndrojnë prapa sukseseve klasike si Keti, kthehu në shtëpi [Cathy Come Home] apo Z. Bejts kundër shërbimit postar [Mr Bates vs the Post Office], Adoleshenca është porositur nga Netflix-i, një prej platformave amerikane të transmetimit që funksionon me modele abonimi, të cilat janë dukur si drone të mbushura me raketa që ulen mbi transmetuesit britanikë që vuajnë nga mungesa e fondeve.

Për shumë nga 66 milionë shikuesit që ndihmuan për ta bërë Adoleshencën titullin më të shikuar ndonjëherë në Netflix, në Britani, një deklaratë e tillë mund të tingëllojë si një shembull tipik i britanizmit përmes pasqyrës së errët, kur një televizion kaq i shkëlqyer duhet të jetë thjesht një arsye për të festuar. Përdorimi i talenteve britanike për të treguar histori universale për një audiencë globale, duhet të jetë një fitore për të gjithë. Netflix-i gjithashtu meriton lëvdata të mëdha për besimin që i dha aktorit të jashtëzakonshëm Stephen Graham dhe Jack Thorneit (i cili gjithashtu shkroi hitin e fundit Qyteti toksik / Toxic Town për këtë platformë).

Por, Adoleshenca është ende një rast i rrallë për gjigantët amerikanë si Netflix-i. Shumë më e zakonshme është dukuria që platformat Netflix, Amazon, Apple dhe Disney të rrisin ndjeshëm çmimet e prodhimit për transmetuesit vendas si BBC dhe ITV, të cilët tashmë përballen me të ardhura në rënie. Në përpjekjet e tyre për të prodhuar gjithnjë e më shumë përmbajtje për të kënaqur përdoruesit globalë, platformat shpenzuan 2.82 miliardë paundë [3.35 miliardë euro] për përmbajtje të prodhuar në Britani gjatë vitit 2024 – një rritje prej 600 milionë paundë [714 milionë euro] në vetëm një vit. Ky investim ka rritur kostot e prodhimit dhe të talenteve, me shpenzimet totale për televizionet të nivelit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar që u rritën me 11 për qind vitin e kaluar, pavarësisht se u realizuan mbi 40 projekte më pak. Pra, më shumë para po shpenzohen për të bërë më pak emisione.
Përballë shkurtimeve të fondeve, në terma realë me më shumë se një të tretën që nga viti 2010, BBC njoftoi të hënën se do të shkurtonte shpenzimet për përmbajtje me pothuajse 150 milionë paundë [178 milionë euro] në vitin e ardhshëm financiar. Ajo e fajësoi këtë “sfidë të paprecedentë për financimin e përmbajtjes” me faktin se, përveç se kanë rritur çmimet, platformat si Netflix nuk pranojnë më të ndajnë kostot dhe të ardhurat me transmetuesit britanikë në të ashtuquajturat marrëveshje bashkëprodhimi. Të dhënat e fundit nga Instituti Britanik i Filmit sugjerojnë se shpenzimet totale nga të gjithë transmetuesit vendas, vitin e kaluar ranë në nivelin më të ulët që nga viti 2019 (pasi përjashtohet viti i jashtëzakonshëm 2020, kur koronavirusi ndaloi të gjithë prodhimin e filmave dhe projekteve televizive).
A ka rëndësi gjithë kjo, duke pasur parasysh lavditë e televizionit të sotëm britanik dhe faktin që, kur bëhen shkurtimet në ekran, shpesh janë vetëm ata që janë brenda industrisë që i vënë re ato? Sigurisht që ka rëndësi. Jack Thorne tha se një skenë në Adoleshencë, e cila përdorte 300 figurantë – alarmi i zjarrit në shkollë – do të kishte qenë shumë e kushtueshme për një transmetues publik. Peter Kosminsky, regjisori shumë i vlerësuar i Sallës së Ujkut [Wolf Hall], pranoi se në BBC skenat e shtrenjta në natyrë u hoqën dhe se njerëzit më të paguar pas dramës së shpërblyer – përfshirë veten e tij dhe aktorin kryesor, Mark Rylance – pranuan ulje të mëdha në paga për ta bërë të mundur realizimin. Kosminsky paralajmëroi se, pa ndërhyrje, industria britanike e televizionit do të përjashtohet nga tregu i madh i dramës televizive për shkak të “mjedisit me kosto të fryra që është krijuar nga platformat e transmetimit”.
Aleanca e Prodhuesve për Kinemanë dhe Televizionin (Pact – The Producers Alliance for Cinema and Television) – grupi lobues për të gjithë industrinë – ka zbuluar se 15 drama televizive të miratuara, nga transmetuesit publikë britanikë, u pezulluan më pas për shkak të rritjes së kostove. Dëgjojmë për ndikimin te dramat, por po aq i prekur është edhe zhanri i dokumentarëve, siç janë seritë nga David Attenborough, Planeti Tokë [Planet Earth]. Edhe ato po ndiejnë presionin për shkak të mbylljes së marrëveshjeve të bashkëprodhimit.

Po çfarë mund të bëhet? Kosminsky ka lobuar në Parlament për një taksë prej pesë për qind mbi të gjitha të ardhurat nga abonimet për platformat e transmetimit në Mbretërinë e Bashkuar, me të ardhurat që do të mblidheshin në një fond kulturor britanik për t’u përdorur në përmbajtje televizive. Ky sistem do të sillte më shumë të ardhura sesa sistemi ekzistues – dhe disi i ndërlikuar – i kthimeve të taksave për të ashtuquajturin televizion “të nivelit të lartë”. Për më tepër, do të ndihmonte për t’i dhënë fund argumentit se gjithçka duhet të bëhet për të inkurajuar investimin e platformave globale në talentin britanik.

Edhe politikanët duhet të bëjnë pjesën e vet. Edhe pse janë të gatshëm të pinë çaj me Thornein dhe krijuesit e Adoleshencës, Starmeri dhe qeveria e tij deri më tani nuk kanë bërë asgjë për të adresuar krizën me të cilën përballet televizioni britanik – apo për të shfrytëzuar potencialin e tij si fuqi e butë.

Sepse, nëse jo tani, kur? Ndodhemi në një nga ato momente kur një shfaqje televizive na kujton pse televizioni ka rëndësi: një televizion që është më shumë se argëtim, një televizion që na bën të mendojmë dhe të reflektojmë mbi veten, një televizion që nxit. Ai asnjëherë nuk ka qenë i lirë – dhe as nuk do të jetë ndonjëherë – por, është e vështirë të mbivlerësohet vlera e tij.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kryeministri australian rrëzohet nga skena derisa po fotografohej
Next Article Raphinha është mahnitur nga kërkesa e një tifozi në Metropolitano

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?