By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Harkiv
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Harkiv
Bota

Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Harkiv

admin
Last updated: 04/04/2025 09:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sulmet me dronë të Rusisë që goditën ndërtesa banimi në Harkiv, në verilindje të Ukrainës, kanë vrarë të paktën tre persona dhe kanë plagosur 32 të tjerë, thanë zyrtarët lokalë.

Sulmet me dronë, të kryera më 3 prill, shkaktuan zjarre tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, i cili shtoi se dy fëmijë ishin në mesin e të plagosurve.

Sipas tij, disa blloqe banimi shumëkatëshe u shënjestruan. Ekipet e shpëtimit ende janë duke kërkuar për të mbijetuar që mund të jenë bllokuar në rrënojat e ndërtesave, thanë autoritetet.

Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se forcat ruse kryen të paktën 14 sulme në Harkiv brenda 40 minutave.

Po ashtu autoritetet raportuan për një të plagosur nga sulmet me dronë në fshatin Ruski Tishki, në periferi të Harkivit, vendbanim që javët e fundit është goditur vazhdimisht nga dronët rusë.

Në Dnipro, ndërkaq, tre persona u plagosën pas një sulmi masiv me dronë, tha guvernatori rajonal. Po ashtu, të paktën shtatë sulme me dronë janë kryer në rajonin e Zaporizhjas.

Në Rusi, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha mëngjesin e 4 prillit se njësitë kundërajrore ruse kanë zmbrapsur një dron që ishte nisur drejt kryeqytetit rus.

“Specialistët e emergjencës po punojnë në vendet ku ranë fragmentet e dronit”, shkroi ai në Telegram.

Agjencitë ruse të lajmeve më vonë cituan përfaqësues të agjencisë federale të transportit që thanë se aeroporti Vnukovo, në Moskë, është rihapur për fluturime.

Mediat ruse thanë se edhe dy aeroporte të tjera ishin urdhëruar që të mbylleshin, por ende nuk është e qartë nëse në këto dy aeroporte kanë rinisur fluturimet./Radio Evropa e Lire

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndarja nga jeta e ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, mbahen sot homazhet në nder të aktores Margarita Xhepa
Next Article Tragjedia e Koçanit mori dhe viktimën e 60, në Lituani vdes menaxheri i diskotekës Aleksandar Karadakoski

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?