By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E ardhmja e ekosistemit digjital financiar në rajon/ Grupi BALFIN ndan qasjen inovative në konferencën më të madhe të FinTech
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > E ardhmja e ekosistemit digjital financiar në rajon/ Grupi BALFIN ndan qasjen inovative në konferencën më të madhe të FinTech
EkonomiPostimi i sponsorizuar

E ardhmja e ekosistemit digjital financiar në rajon/ Grupi BALFIN ndan qasjen inovative në konferencën më të madhe të FinTech

admin
Last updated: 04/04/2025 12:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Grupi BALFIN dhe disa nga kompanitë e tij, përfshirë Neptun, Tirana Bank dhe Happy, morën pjesë në një prej konferencave më të rëndësishme fintech në rajon, “Money Motion”, e cila u mbajt në Zagreb, Kroaci.

Kjo konferencë mblodhi mbi 2,000 pjesëmarrës nga gjigandët e industrisë fintech dhe ofroi një platformë për diskutime mbi zhvillimet dhe inovacionet që po shënojnë të ardhmen e sektorit.

Pjesëmarrësit nga Grupi BALFIN, duke përfshirë përfaqësues të departamenteve të Transformimit Digjital dhe IT, Drejtoreshën Ekzekutive të Happy, Daniela Malaj, dhe Drejtorin Ekzekutiv të Neptun, Alexandros Kosenas, kontribuan me eksperiencën dhe njohuritë e tyre për sfidat dhe mundësitë që krijon ekosistemi digjital financiar.

Kryefjala e konferencës ishte pikërisht ekosistemi digjital financiar dhe zgjidhjet e reja që po formësojnë të ardhmen e industrisë fintech.

Përfaqësuesit e Grupit BALFIN ndanë eksperiencat e tyre në fushat ku grupi është i pranishëm, duke ofruar shembuj konkretë të mënyrës sesi idetë origjinale, kultura profesionale dhe zgjidhjet inovative shtyjnë përpara kufijtë e inovacionit.

Në panelin e diskutimit me temë “Shitësit me pakicë si pionerë digjitalë: mit apo realitet?”, Drejtori Ekzekutiv i Neptun, Alexandros Kosenas, u ndal në transformimin digjital në pikat e shitjes, si dhe në ndikimin që ka në operacionet e shitjes. Ndërsa u mbështet mbi aktivitetin dhe sfidat me të cilat përballet Neptun si kompania lider e pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake në rajon, Kosenas pohoi se kompanitë takohen me inovacionin vetëm kur ekziston një lidhje e vërtetë me konsumatorët, me dëshirat dhe nevojat e tyre.

Përfaqësuesit e Grupit BALFIN treguan mbi qasjen e grupit karshi teknologjisë dhe risive digjitale duke patur gjithnjë në qendër konsumatorin, investimin në zhvillimin e forcës punëtore dhe kalimin në një shkallë më të lartë të kulturës inovative brenda të gjitha kompanive të grupit.

Për më shumë se 30 vite, Grupi BALFIN ka reputacionin e një prej grupeve më aktive dhe inovatore, me investime që shtrihen në 11 shtete dhe 2 kontinente, si: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Kroaci, Zvicër, Holandë, Austri, SHBA dhe Kanada.

You Might Also Like

Shtrenjtohen ndjeshëm derivatet e naftës

Shporta minimale për muajin qershor ka qenë mbi 68 mijë denarë

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës, dështon tenderi 16 mln euro

ASK: Numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve rritet për 4,4 %

ARRSH hap tender 5.2 mln euro për lidhjen e unazës verilindore të Tiranës me Rrugën e Arbrit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hasani: Italia, një nga partnerët tanë kryesorë ekonomikë dhe në integrimin në BE
Next Article Dimitrieska- Koçoska në Konferencën rajonale të kontabilistëve: Kontabilitet me zbatim të standardeve ndërkombëtare për konkurrencë më të madhe të kompanive dhe zhvillim të ekonomisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?