By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përcillet në banesën e fundit Margarita Xhepa
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Përcillet në banesën e fundit Margarita Xhepa
Kulturë

Përcillet në banesën e fundit Margarita Xhepa

admin
Last updated: 04/04/2025 19:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lamtumira e fundit ndaj ikonës së skenës Margarita Xhepën ishte e vështirë për miqtë, për kolegët dhe për publikun që shumë e deshi.

Për ta është një humbje e madhe, një yll i papërsëritshëm dhe një ikonë që vendi ynë pati fatin ta kishte, ndërsa ndajnë kujtimet dhe vlerësimet për gjithë rrugëtimin e saj njerëzor dhe profesional.

“Për mu ka qenë një njeri i madh, i madh dhe i madhnueshëm edhe për popullin”, u shpreh Tinka Kurti.

“Çdo komb me një artiste të madhe si Margartia Xhepa ndihet fatlum dhe krenar njëhershëm”, tha Timo Flloko.

“Gjithë rrugëtimi i saj, i adhurueshëm profesional krijoi imazhin e gruas në të gjitha dimensionet”, tha Luzia Xhuvani.

“Një humbje e madhe që na ka lënë të zbrasët, bosh”, shtoi Yllka Mujo.

“Ajo dinte vetëm të shpërndante dashuri. Njeri i madh. Isha i dashuruar që kur e kam parë, i dashuruar edhe sot”, tha Mevlan Shanaj.

Mes lotësh edhe i biri, aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa, flet për nënën e tij dhe se si dëshira e saj nuk shuhej edhe pse mbante peshën e kohës mbi shpinë, për të qenë e angazhuar në kinema.

“Te filmi e kishte prapë diku një dëshirë, një ëndërr prapë se mund të bënte një tjetër. Rëndësi ka mënyra si po respektohet sot nga publiku i filmave, i punëve të saj që ka lënë në ekran dhe në skenë”, u shpreh Ndriçim Xhepa.

Në homazhe nuk munguan as figurat e politikës, dashmirës të artit dhe kulturës që nderuan për të fundit herë, një prej ikonave të skenës dhe kinemas, mes duartrokitjeve të fundit. Homazhe në nder të aktores së mirënjohur u mbajtën edhe në vendlindjen e saj në Lushnjë.

Margarita Xhepa u nda nga jeta më 3 Prill në moshën 91-vjeçare dhe do të prehet në Sharrë.

You Might Also Like

KUR MBETESH VETËM

Çairi organizon për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

E PORTOKALLTA

TAKIMI

Nga 13 korriku, Tetova në festë me program kulturor dhe sportiv

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Qeveria miraton fondin shtesë 150 mln lekë për partitë politike
Next Article Bajra për taksen amerikane: Jemi në një lutë tregtare, s’ka në historinë ekonomike të botës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?