By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Festa e Pashkëve/ Çmimet e produkteve rriten në mënyrë drastike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Festa e Pashkëve/ Çmimet e produkteve rriten në mënyrë drastike
Ekonomi

Festa e Pashkëve/ Çmimet e produkteve rriten në mënyrë drastike

admin
Last updated: 17/04/2025 20:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shumica e qytetarëve thonë se çmimet e produkteve po rriten çdo ditë dhe, siç shprehen, mishi tradicional i qengjit për tryezën e Pashkëve është kthyer në luks, ndërsa disa të tjerë thonë se çmimet janë rritur vetëm minimalisht.

“Çdo ditë shtrenjtohen, ç’të të them. Dyfish. Mendoj se vitin e kaluar ishte 300, tani është 650. Për Pashkë presim rritje të pensioneve me 78%, e kemi merituar, ne e kemi ndërtuar shtetin”, tha një qytetar.

“Është shtrenjtë, ka shtrenjtim, po. Po, mishi është dyfishuar. Njëmijë denarë tashmë s’ka vlerë”, u shpreh një tjetër qytetar.

“A janë rritur çmimet e produkteve? Po, shumë, por çfarë të bëjmë”, tha një qytetar.

“Çdo Pashkë, kështu shtrenjtohen”, nënvizoi një qytetar.

“Qengjin e kemi harruar moti. A mundemi ta përballojmë? Jo, do blejmë mish derri”, deklaroi një tjetër qytetar.

Alsat bisedoi edhe me disa nga konsumatorët e rregullt në Tregun e gjelbër, të cilët shpjeguan se disa prej produkteve janë shtrenjtuar deri në 40 përqind.

“Më së shpeshti perimet dhe pemët para Pashkëve, por ndoshta edhe mishi, këto janë shtrenjtuar. Disa janë shtrenjtuar deri në 40%, për shembull domatet 200 denarë, kurse kanë qenë 130 denarë, pra janë shtrenjtuar shumë, gjë që nuk është në rregull, sepse për festa, sidomos për festat fetare, duhet të jenë më lirë që të mund t’i dhurojmë njëri-tjetrit aq sa mundemi dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Festat i shohin si mundësi për të fituar, gjë që nuk është e drejtë”, theksoi një qtetare.

Sipas analizave, nëse do të donim të përgatisnim sofër tradicionale para festave të Pashkëve, do të na kushtonte 900 denarë, por me çmimet e reja të rritura papritur, ajo kushton 1210 denarë.

“Një kilogram mish i freskët para festave të Pashkëve kushtonte 400 denarë, ndërsa për Pashkë 650 denarë”.

Një kilogram patate para festave të Pashkëve kushtonte 30 denarë, ndërsa për Pashkë 60 denarë. Lakra para festave të Pashkëve kushtonte 30 denarë, ndërsa për Pashkë 40 denarë.
Një tabllo vezë para festave të Pashkëve kushtonte 210 denarë, ndërsa për Pashkë 250 denarë. Një kilogram tranguj para festave të Pashkëve kushtonte 100 denarë, ndërsa për Pashkë 130 denarë. Një kilogram domate para festave të Pashkëve kushtonte 90 denarë, ndërsa për Pashkë 110 denarë. Kjo është një praktikë e zakonshme e tregtarëve lakmitarë në prag të festave të rrisin çmimet në mënyrë drastike me qëllim që të përfitojnë në kurriz të qytetarëve.

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Raporti i ESHR-së: 7 kandidatët për president kanë shpenzuar gjithsej 7.5 milionë euro për fushatë
Next Article Shporta konsumatore / Do të përfshihen edhe produkte vendore bujqësore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?