By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër Houthi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër Houthi
Bota

SHBA kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër Houthi

admin
Last updated: 18/04/2025 10:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një sulm i SHBA-së në portin e naftës Ras Isa në Jemenin perëndimor ka vrarë të paktën 38 persona, raportuan mediat lokale, duke e bërë atë një nga ditët më vdekjeprurëse që kur SHBA filloi sulmet e saj ndaj militantëve të mbështetur nga Irani.

TV Al Masirah tha se sulmet, për të cilat ushtria amerikane tha se kishin për qëllim ndërprerjen e furnizimit me karburant të militantëve Houthi, plagosën gjithashtu 102 persona.

Raportet fillestare, duke cituar ministrinë lokale të shëndetësisë, thonë se numri i të vdekurve është të paktën 17, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Qëllimi i këtyre sulmeve ishte shkatërrimi i burimit ekonomik të fuqisë së Houthis, të cilët vazhdojnë të shfrytëzojnë dhe të shkaktojnë dhimbje të madhe tek bashkatdhetarët e tyre”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në platformën X.

Ndryshe, SHBA filloi sulme të mëdha kundër Houthi muajin e kaluar, duke thënë se ato do të vazhdojnë derisa të ndalojnë sulmet e anijeve në Detin e Kuq.

Që nga nëntori i vitit 2023, Houthit kanë nisur dhjetëra sulme me dronë dhe raketa, duke thënë se ata kanë në shënjestër anijet e lidhura me Izraelin, në shenjë proteste dhe hakmarrjeje për luftën në Gaza.

Raportohet se sulmi i së enjtes ishte një nga më vdekjeprurësit që kur SHBA nisi sulmet ajrore kundër Houthi, në operacionin e tyre më të madh ushtarak në Lindjen e Mesme që kur presidenti Donald Trump mori detyrën në janar.

You Might Also Like

50 mijë euro për çdo lindje, Singapori synon të frenojë rënien e lindshmërisë

Varrimi shtetëror i kriminelit të luftës ndez reagimin e Kroacisë, Plenkoviç paralajmëron Serbinë

2026-a viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në BM

Norvegjia bëhet me Mbret të ri

Mbahet në Bishkek Takimi i 26-të i OBSh

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Festa e Pashkës sjell fluks në Kapshticë, mbi 10,000 emigrantë hynë nga Greqia në 48 orë
Next Article Khloe Kardashian kujtoi momentin kur zbuloi se ish-bashkëshorti e tradhtonte: Unë thjesht u çmenda

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?