By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA: Kemi një plan të ri për paqen në Ukrainë, ia kemi paraqitur Rusisë, Ukrainës dhe Evropës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA: Kemi një plan të ri për paqen në Ukrainë, ia kemi paraqitur Rusisë, Ukrainës dhe Evropës
Bota

SHBA: Kemi një plan të ri për paqen në Ukrainë, ia kemi paraqitur Rusisë, Ukrainës dhe Evropës

admin
Last updated: 18/04/2025 10:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

SHBA i ka paraqitur Ukrainës, Rusisë dhe Evropës një “kornizë për paqe të qëndrueshme”, ka njoftuar zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës dhe ministrja e ekonomisë Yulia Sviridenko raportoi në të njëjtën ditë se SHBA dhe Ukraina kishin nënshkruar një memorandum në lidhje me një marrëveshje mineralesh që ende nuk është finalizuar.

Bëhet e ditur se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin theksuar më parë se marrëveshja ishte vendimtare për përparimin në bisedimet e paqes.

“Presidenti i SHBA-së Donald Trump dëshiron t’i jap fund kësaj lufte dhe tani ka vendosur një kornizë për një paqe të qëndrueshme për të gjitha palët”, tha Bruce.

“Propozimi iu paraqit zyrtarëve ukrainas dhe evropianë në Paris”, shtoi ajo, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ia përcolli të njëjtën gjë Rusisë në një bisedë telefonike, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Rubio foli me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Sekretari i Shtetit i përcolli të njëjtin mesazh homologut të tij rus që delegacioni amerikan u përcolli përfaqësuesve ukrainas dhe aleatëve tanë evropianë në Paris”, tha Bruce.

Zëdhënësja zbuloi se propozimi amerikan u prit pozitivisht në Paris.

“Reagimet inkurajuese ndaj propozimit të SHBA-së në Paris tregojnë se paqja është e mundur, nëse të gjitha palët janë vërtet të përkushtuara për arritjen e një marrëveshjeje.”

Ndryshe, deri më tani, SHBA ka zhvilluar bisedime të veçanta me Ukrainën dhe Rusinë në Arabinë Saudite me qëllim arritjen e një armëpushimi.

Më 6 prill, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia refuzon një armëpushim të pakushtëzuar sepse dëshiron të vazhdojë sulmet me raketa nga Deti i Zi.

Deri më tani, Moska tregon pak vullnet për negociata serioze paqeje. Autoritetet ruse po bëjnë kërkesa maksimaliste në bisedimet e paqes me Ukrainën dhe SHBA-në.

Ukraina ka pranuar tashmë propozimin e SHBA-së për një armëpushim të plotë 30-ditor, duke njoftuar më 11 mars se ishte gati për një marrëveshje nëse Rusia binte dakord. Megjithatë, Moska refuzon për momentin.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kërkesa e SPAK për gjykim, Gjykata e Posaçme vendos sot për dosjen “Partizani”
Next Article 11 ditë nga zhdukja e një gruaje në Gjakovë, rasti po hetohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?