By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjerohet sektori i shërbimeve për thithjen e investimeve të huaja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zgjerohet sektori i shërbimeve për thithjen e investimeve të huaja
BotaKina

Zgjerohet sektori i shërbimeve për thithjen e investimeve të huaja

admin
Last updated: 21/04/2025 16:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kina po zgjeron programet pilot për të hapur më tej sektorin e saj të shërbimeve ndaj investimeve të huaja, duke nxitur kështu qëndrueshmërinë ekonomike për të kundërshtuar “unilateralizmin dhe proteksionizmin global në rritje”, thanë zyrtarët e Këshillit të Shtetit të Kinës në një konferencë shtypi të hënën.

Sipas tyre, Kina ka miratuar 11 provinca dhe qytete për provat e liberalizimit të sektorit të shërbimeve që nga viti 2015. Këto provinca e qytete kanë lehtësuar hyrjen në treg dhe kanë zgjeruar hapjen institucionale sa u përket rregullave, standardeve dhe menaxhimit. Tani, nëntë qytete të tjera, si Dalian dhe Ningbo, do t’i bashkohen nismës.

Plani i qeverisë përmban 155 detyra pilot lidhur me telekomunikacionin, financat, shëndetësinë, kulturën dhe turizmin. Ai përfshin heqjen e kufirit maksimal të aksioneve në pronësi të huaj të lejuara lidhur me dyqanet e aplikacioneve në celular, si edhe lejimin e mjekëve të huaj që të krijojnë klinika, dhe të agjencive të udhëtimit me investim të huaj që të operojnë në Kinë shërbimet e turizmit jashtë vendit.

Në sektorin financiar, Kina do të rrisë mbështetjen për investimet dhe financimin ndërkufitar të kompanive shumëkombëshe, duke shfrytëzuar sistemin e unifikuar të llogarive bankare në monedhën kineze renminbi e valutë të huaj, për të thjeshtuar marrëveshjet e tregtisë dhe të investimeve, bëri të ditur Wang Xin, drejtori i Zyrës Kërkimore të Bankës Popullore të Kinës.

Sektori i shërbimeve mbetet “magneti” kryesor i Kinës për thithjen e investimeve të huaja, duke zënë mbi 70 për qind të vëllimit të përgjithshëm të kapitalit hyrës në tremujorin e parë të 2025-s, sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë të raportuara nga gazeta “Securities Times”.

Kina hoqi të gjitha kufizimet ndaj investimeve të huaja në sektorin e prodhimit në vitin 2024 dhe po ul në mënyrë progresive pengesat e hyrjes në treg për sektorin e shërbimeve.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Projekti i Parkut linear Urban në Spitallë, oaz i gjelbër në Durrës
Next Article Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?