By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deri në fund të javës do të mësohet nëse ASH-ja e Taravarit do të mbetet në Qeveri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deri në fund të javës do të mësohet nëse ASH-ja e Taravarit do të mbetet në Qeveri
MaqedoniTOP LAJM

Deri në fund të javës do të mësohet nëse ASH-ja e Taravarit do të mbetet në Qeveri

admin
Last updated: 22/04/2025 14:12
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 prill – Arben Taravari me një këmbë në qeveri, me një në opozitë. Sipas informacioneve të Alsat kryeministri Hristijan Mickoski ka filluar takimet me partnerët shqiptarë në Qeveri, pas trazirave në VLEN, shkruan Alsat.

Deri në fund të javës pritet të dihen pozicionet e VLEN-it dhe largimin eventual të Taravarit nga ekzekutivi. Eksponentët kryesor të VLEN-it kërkojnë largimin e Taravarit nga Qeveria pasi për ta është e papranueshme që formalisht të jetë në pushtet, ndërsa të thur plane bashkëpunimi me BDI-në opozitare.

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, thekson se koordinimin Ahmeti-Taravari e kanë nuhatur që në fund të vitit të kaluar.

“Ne kemi pasur dyshime dhe informata më herët, para fillimit të vitit 2025, por informatën më konkrete e kemi marrë fatkeqësisht nga mediumet, kur veçmë u bë publike dhe në një takim të përbashkët që e kemi pasur në Prishtinë edhe vetë e pranoi se ka komunikim dhe se janë dakorduar që të vazhdojnë që të takohen dhe koordinohen për aktivitetet e mëtutjeshme politike”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Taravari në disa dalje publike deklaroi se ekzistojnë kanale komunikimi mes ASH-së dhe BDI-së, dhe këtë e ka relativizuar duke theksuar se edhe partitë e tjera të VLEN-it kanë komunikime, diçka që u demantua nga Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa. Alsat megjithatë raportoi se komunikimi i ASH-së me BDI-në, nuk ishte thjeshtë mes disa përfaqësuesve partiakë që kanë miqësi e njohuri, por që ka arritur në nivel mes kryetarëve. Taravari e Ahmeti kanë realizuar bisedë telefonike, të cilën më vonë të dy liderët e kanë pranuar, duke theksuar njëzëri se ishte vetëm një bisedë e shkurtër në telefon e asgjë më tepër.

Për komunikimin Taravari-Ahmeti, kryetari i pjesës tjetër të ASH-së, Ziadin Sela, zbardhi se madje ka pasur takime kokë më kokë. Madje, Sela tha se është informuar nga vetë Ahmeti për 2-3 takime që ka realizuar me Taravarin.

Pa iu referuar deklaratës së Selës që shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik, Taravari në një status në Facebook, shkruan shkurt se busulla e vetme e orientimit të tij është populli, i cili është ndërgjegjja, zëri dhe forca e tij.

Takimet e këtilla, për VLEN-in paraqesin shkelje flagrante të vullnetit të popullit që votoi për dërgimin e BDI-së në opozitë.

Burim Latifi nga Lëvizja Demokratike ka reaguar në Facebook se marrëveshja kundërthënëse për bashkëpunim me BDI-në paraqet devijim të skajshëm të idealeve për të cilat pesë subjektet politike, LD, Besa, Alternativa, Aleanca e VV u bënë bashkë para një viti.

Mbetet enigmatike se si Arben Taravari, BDI-në e transformoi në opsion të mundshëm bashkëpunimi kur më herët e cilësonte kancer të shoqërisë, ndërsa para dy muajsh në foltore të Kuvendit deklaronte se çdokush ka turp të deklarohet se bashkëpunon me BDI-në.

“Në qoftë se lëmë mendësinë e zotëri Ahmetit dhe mendësinë që e keni ju si BDI, prandaj ju them, ju duhet “reset”. Duhet ta ndryshoni mënyrën si i perceptoni gjërat. Nuk shkon bre. A e shihni, janë distancuar të gjithë nga ju. Është distancuar faktori ndërkombëtar, është distancuar VMRO-ja, është distancuar LSDM-ja, i vjen turp të thotë se bashkëpunon me BDI-në, a e keni parasysh bre, a e shihni pak veten?”, kishte thënë Arben Taravari, ASH.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës
Next Article EDITORIAL – Komunat “t’i hapin sytë e t’i bëjnë katër” dhe të shfrytëzojnë në maksimum ndihmën nga qeveria!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?