By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shumica stabile krijon mundësi për qeverisje afatgjate, nuk ka luhatje!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Shumica stabile krijon mundësi për qeverisje afatgjate, nuk ka luhatje!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Shumica stabile krijon mundësi për qeverisje afatgjate, nuk ka luhatje!

admin
Last updated: 22/04/2025 17:50
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 prill – Derisa në partnerin qeverisës ka pasur krisje, ASH-ja e Taravarit është larguar u shfrytëzua si mundësi e artë për të shpërndarë propagandë masive për sa i përket stabilitetit të kësaj qeverie. Mirëpo, nga atje theksojnë që shumica qeveritare është stabile dhe as që diskutohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.  Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka theksuar se qeveria aktuale gëzon stabilitet të plotë dhe nuk ka asnjë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, shkruan Zhurnal.

Izet Mexhiti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohëshme, kemi shumicë stabile –

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka theksuar se qeveria aktuale gëzon stabilitet të plotë dhe nuk ka asnjë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Shumica është stabile, kemi thuajse ⅔ e deputetëve. Nuk shoh asnjë nevojë që qeveria të shpenzojë miliona euro për zgjedhje të panevojshme,” deklaroi Mexhiti në “Top Tema” në Sitel.

Ai shtoi se përqendrimi i ardhshëm i koalicionit është në zgjedhjet lokale, ku sipas tij, VLEN-i do të dalë fitues absolut. Mexhiti tha se për këtë qëllim, koalicioni do të bashkëpunojë edhe me organizatat joqeveritare dhe, nëse paraqitet nevoja, edhe me kandidatë mbipartiak në disa komuna.

Herët është për zgjedhje të parakohshme, konsideron politologu Bozhinovski –

Është shumë herët për zgjedhje të parakohshme. E kishim majin e kaluar, tha politologu Vladimir Bozhinovski në debatin e sonte në “Win-Win” në Tv Telma.

“Për zgjedhjet e parakohshme zakonisht duhet të kalojnë dy vjet të tëra, dy vjet e gjysmë, kah fundi i atij viti të tretë, fillimi i të katërt. Pastaj është më logjike të bëhen zgjedhje të parakohshme, sepse do të duhet të tregojnë se çfarë kanë bërë dhe të kërkojnë përsëri mbështetje”, theksoi Bozhinovski.

Se nuk është koha të flitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare e dëshmon edhe realiteti dhe marrëdhëniet në nivelin e duhur brenda partnerëve të koalicionit të cilët njëzëri kanë dëshmuar se do të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale të këtij viti.

- Advertisement -
Ad imageAd image

VLEN dhe VMRO ndihmojnë njëra tjetrën në zgjedhjet lokale –

Partnerët e koalicionit qeveritar, VMRO DPMNE – VLEN planifikojnë paraqitje të përbashkët në zgjedhjet lokale të së vjeshtës. Kështu ka deklaruar edhe zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, gjatë një interviste për Kanal 5, duke potencuar se listat për këshilltarë do të jenë të veçanta, kurse planifikohet mbështetje e ndërsjellë për kandidatët për kryetar të Komunave, në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, varësisht marrëveshjes që do të arrihet.

“Për këshilltarë do të shkojmë veç e veç, për shkak të sistemit proporcional, derisa për Kryetar të Komunave është sistem shumice dhe atje ku do të kemi ne kandidatë do të mbështeten nga VMRO-DPMNE ose anasjelltas. Tani, nëse do të jetë në rrethin e parë apo të dytë zgjedhor, do ta vlerësojmë. Qëllimi është që koalicioni qeveritar të jetë fituesi absolut i zgjedhjeve të ardhshme lokale.”

- Advertisement -
Ad imageAd image

Edhe pse është shprehur optimist se VLEN do të ketë rezultate më të mira zgjedhore se Fronti Evropian, sipas Mexhitit, kërkesa e tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme është e pabazë. Sipas tij, BDI insiston për këtë skenar, vetëm që ta mbajë anëtarësinë partiake. Pas zgjedhjeve lokale, Mexhiti paralajmëroi se do të realizohet edhe plani i paralajmëruar që koalicioni VLEN të bëhet një parti politike.

Si përfundim pushteti do të garojnë bashkë dhe opozita të ndarë. Ndërkaq, rezultati si do të jetë varet kryesisht nga figurat që do të zgjedhën si prijëse për të qenë në krye të komunave. Institucione që janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lehtësohen shërbimet financiare ndërkufitare.
Next Article Artistja e njohur Zake Prelvukaj e vizitoi Universitetin e Tetovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?