By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nisin punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B – investim në vlerë prej 56.5 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nisin punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B – investim në vlerë prej 56.5 milionë euro
Maqedoni

Nisin punimet për modernizimin e Termocetralit Kosova B – investim në vlerë prej 56.5 milionë euro

admin
Last updated: 28/04/2025 16:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi Termocentralin Kosova B me rastin e fillimit të punimeve në modernizimin e njësisë B2 – investim ky i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Aty u priten nga Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit të KEK-ut, Gramos Hashani.

Për herë të parë ka filluar riparimi dhe modernizimi në Termocentralet ekzistuese të KEK-ut dhe po bëhet një rritje e kapacitetit për njësi, një prodhim vjetor shtesë prej mbi 600 GWh, si dhe një operim më i sigurt dhe më efikas i njësive të TC Kosova B.

Realizimi i projekteve të rehabilitimit bazohet në studimin e fizibilitetit për TC Kosova B. Ky rehabilitim do të kontribuojë në përmbushjen e kërkesave mjedisore, duke reduktuar ndotjen e ajrit dhe duke siguruar përputhjen me standardet e Direktivave të Bashkimit Evropian (BE) për emisionet e pluhurit dhe gazrave.

“Unë ju përgëzoj shumë për këtë modernizim të turbinave në Termocentralin Kosova B, edhe të njësisë B1 edhe B2, të cilat janë të sekuencura në kohë, në mënyrë që ta kemi maksimumin e prodhimtarisë, po në të njëjtën kohë ta shtojmë edhe prodhimtarinë edhe sigurinë, edhe efikasitetin, e ta ulim ndotjen”, tha Kurti.

Ai në veçanti e uroi menaxhmentin dhe punëtorët e KEK-ut, që ky investim prej 56.5 milionë euro po financohet nga vetë KEK-u, prej të cilit do të kemi shtesë prodhimtari të energjisë prej 600 GWh, gjë që përbën lajm të mirë për qytetarët, industrinë dhe ekonominë tonë.

Ministrja Rizvanolli tha se kur të përfundojnë të gjitha punimet për rehabilitimin e Termocentralit Kosova B, jetëgjatësia e tij do të shtohet edhe për 20 vjet, ndotja nga pluhuri dhe oksidet e azotit do të ulën për 60%, kurse remontet kapitale do të nevojiten që të bëhen një herë në 10 vjet, në vend se çdo pesë vjet.

Kjo do të thotë se siguria e furnizimit do të përmirësohet dukshëm për 20 vitet e ardhshme, importi do të ulët për së paku 23 milionë euro, ndërkaq eksporti do të rritet për së paku 20 milionë në vit, shtoi ajo.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjesti: Unë Big Brother e fitova, më njeh e gjithë bota – jam krenar
Next Article PL: Shëndetësia, shtyllë themelore e programit të Shqipërisë Madhështore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?