By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Seanca e tetë nesër, Vetëvendosje pa marrëveshje politike për Albulena Haxhiun
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Seanca e tetë nesër, Vetëvendosje pa marrëveshje politike për Albulena Haxhiun
Maqedoni

Seanca e tetë nesër, Vetëvendosje pa marrëveshje politike për Albulena Haxhiun

admin
Last updated: 28/04/2025 20:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zgjedhja e Kryetarit të ri të Kuvendit ngjanë në një labirint e që dalja e vetme për Vetëvendosjen mban emri i Albulena Haxhiut.

Lëvizja Vetëvendosje me 57 vota nuk e ka fuqinë të dal e vetme nga aty, në mënyrë që t’i hapet rrugë formimit të Qeverisë.

Në njërën nga seancat deputeti Glauk Konjufca kërkoi marrëveshje politike, por ajo nuk po ndodh.

Zëdhënësi i partisë së parë në zgjedhje, Arlind Manxhuka ngjashëm me herët e kaluara nuk dha përgjigje nëse kanë dërguar ftesa për takime me partitë tjera parlamentare, ose nëse po e konsiderojnë ndërrimin e emrit kandidates.

Se çfarë oferte politike ka në mendje Vetëvendosje u qartësua të dielën.

Hekuran Murati – Deputet i LVV-së tha se ” çfarë po tentohet për 48 orë, po vazhdojmë të tentohet të bëjmë thirrje gjithë deputetëve të Kuvendit që të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues për të zgjidhur ngërçin e krijuar. Pra, vetëm kur konsistuohet kuvendi, mund të lëvizin përpara në votimin e qeverisë së re.

As nga kampi tjetër nuk ka ndryshime.

Blerta Deliu – Deputete e PDK-së tha se “nuk ka ndonjë ndryshim prej seancave paraprake dhe asaj që kemi parë pre 15 prill, ku është thirr seanca për konsistuimin e Kuvendit. Edhe nesër duket të jetë situatë e njëjtë, me propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare dhe me situatën e njëjtë me partitë e tjera. Vota e PDK-së do t1% jetë e njëjtë.

Deliu pret që edhe seanca e radhës të mos sjellë zgjidhje por vazhdim të bllokimit.

LDK e ka kristalizuar qëndrimin, as nuk bëhet pjesë e takimeve e as nuk ka votë për Vetëvendosjen.

Këtë e rikonfirmoi sot deputeti Alban Zogaj.

Edhe AAK as nuk ka pranuar ftesë e as nuk pret ndonjë ndryshim të situatës.

NISMA me tre deputetë ka abstenuar në votime dhe Limaj nuk ka dhënë shenja për ndryshim të votës.

Por, cila është zgjidhja sipas analistëve politik.

Afrim Kasolli – Analist deklaroi se “detyrim i VV-së të tregohet më e hapur dhe të dëshmojë një shenjë të kompromisit, për tentimin e një kandidati i cili është me konsensual për partitë politike parlamentare. Kreu i kuvendit nuk është vetëm kryetar i partisë fituese tëzgjedhjeve por i gjithë deputetëve”.

Të martën nga ora 10 në mëngjes për herë të tetë, 120 deputetë do të tentojnë konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit.

Për Albulena Haxhiun Kryeparlamentare Vetëvendosje kërkon mbështetje nga ish-opozita e këto parti Vetëvendosjes nuk ia mohojnë të drejtën që ta ketë postin e Kryekuvendarit, por thonë se i takon edhe përgjegjësja që t’i sigurojë votat.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet në Mal të Zi biznesmeni kosovar Naser Ramaj, dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit mbi 2 milionë euro
Next Article Nis në Paris gjyqi për grabitjen e bizhuterive të Kim Kardashian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?