By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U vra në Han të Elezit në vitin 2001, përkujtohet gazetari i AP-së – rasti i tij nuk u ndriçua asnjëherë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > U vra në Han të Elezit në vitin 2001, përkujtohet gazetari i AP-së – rasti i tij nuk u ndriçua asnjëherë
Maqedoni

U vra në Han të Elezit në vitin 2001, përkujtohet gazetari i AP-së – rasti i tij nuk u ndriçua asnjëherë

admin
Last updated: 03/05/2025 22:13
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kaçanik, 3 maj – Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit, përkujtohet gazetari i rënë, Kerem Lawton. Me rastin e 3 majit-Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit një delegacion i komunës së Vitisë, të përfaqësuar nga Basri Aliu dhe kryesuesi i kuvendit Komunal, Bekim Azizi dhe përfaqësues të Klubit të Gazetarëve “Kerem Lawton” nga Vitia, policisë, gazetarëve kanë bërë sot homazhe në kompleksin e gazetarit britanik Kerem Lawton në Viti.

Përndryshe ish gazetari Associated Press, Kerem Lawton u flijua për lirinë e shtypit gjatë raportimit të tij mbi konfliktin e luftës në Maqedoni, dhe atë me 29 mars të vitit 2001, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, konkretisht në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni.

Kerem Lawton, gazetar britanik, dhe 3 banorë të fshatit Krivenik të Hanit të Elezit, ishin vrarë në vitin 2001, nga predhat që kishin rënë në fshatin e tyre, e që besohet se ishin hedhur nga ushtria maqedonase.

Në një rrëfim për RTV Dukagjini, reporteri i shtatë luftërave, Sylejman Kllokoqi, ka treguar për momentin kur vetura e tyre ku brenda ishte gazetari britanik u godit, pak metra larg vendit ku Kllokoqi po e mbante kamerën e po i dërgonte botës pamjet e luftës që kishte depërtuar edhe në Kosovë

Tytën e armës e kishte shumë herë të vendosur në kokë e fundin po e priste nga shkrepja e plumbit. Raportoi për Associated Press në shtatë luftëra, por Sylejman Kllokoqi vdekjen asnjëherë nuk e kishte më afër sesa më 23 mars 2001.

Lufta që kishte nisur në Maqedoni kishte prekur edhe fshatrat kufitare brenda Han Elezit.

Bombardimet depërtuan thellë në brendësi të fshatit Krivenik.

Sylejman Kllokoqi bashkë me kolegun Karem Lawton nën llogon e Associated Press i’a kishin mësyrë kufirit Kosovë-Maqedoni.

Njëri zbriti nga vetura e tjetri po fliste me fshatarët, kur papritmas u dëgjua një shpërthim.

“Dola nga vetura edhe i bëra me thënë një distancë 10 metra, dhe në atë moment u dëgjua bomba që ra në atë pjesën ku ishte Keremi dhe tre fshatarë”, ka thënë Kllokoqi.

Pluhur e gjak mbi trupat e katër personave, tre fshatarë të zonës dhe gazetari britanik.

“Atmosferë tmerri pasi dolën edhe familjarët, vajtimet, njerëzit e plagosur të vdekur, unë fillova të bërtas, Kerem, Kerem, dhe.. për një moment erdhi një fshatar e pruri veturën e tij e hipëm Keremin që ishte duke marrë ende frymë”, ka shtuar Kllokoqi.

Keremi, vdiq rrugës për në spital, dhe në vendin e tij, shumë lehtë mund të kishte qenë Kllokoqi por fati i keq ishte i caktuar për shokun e tij.

“99% kur kemi shkuar në terren gjithmonë ne kemi vozitur veturën si përfaqësues lokal sepse e kemi njohur terrenin. Ai atë ditë tha ma jep mua, ma jep mua, ma jep mua, i thash mirë merre vozite veturën, e mori e voziti. Aty veç na ka nda fati mua që unë isha në pjesën tjetër, ka theksuar më tej ai.

Përpos gazetarit britanik nga bombardimi i forcave ushtarake maqedonase kanë mbetur të vrarë edhe Ilaz Thaçi, Raif Thaçi dhe Baki Krasniqi.

Në nderim të tyre shumë afër vendit ku shpërtheu bomba, është vendosur një pllakë përkujtimore.

Këtë vend Kllokoqi e viziton kohë pas kohe. Sa herë që kthehet kësaj rruge, thotë se rikthehet në ditën e kobshme e ndjen mall e dhimbje për shokun e terrenit.

Për vdekjen e Keremit asnjëherë nuk është kryer ndonjë hetim ndërkombëtar për të gjetur burimin e granatimeve që hynë disa kilometra brenda territorit të Kosovës.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vrasje në Shkup, prokurori në terren: Hetohen shkaqet
Next Article Moti sot

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?