By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani për vizitë shtetërore në Brunei, me ftesë nga Sulltani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani për vizitë shtetërore në Brunei, me ftesë nga Sulltani
Maqedoni

Osmani për vizitë shtetërore në Brunei, me ftesë nga Sulltani

admin
Last updated: 04/05/2025 10:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të vizitojë shtetin e Bruneit, vizitë kjo e ftuar nga Madhëria e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah. Në njoftim thuhet se Osmani do të jetë e pritur me nderime shtetërore dhe do të ketë një sërë takimesh me krerët dhe zyrtarët e Bruneit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani-Sadriu dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë udhëtuar për Brunei, të ftuar nga Madhëria e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, Sulltan i Bruneit, për vizitë shtetërore, duke shënuar vizitën e parë ndonjëherë të kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore. Gjatë vizitës shtetërore në Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe do të zhvillojë takime me Madhërinë e Tij, Sulltan Bolkiah, në rezidencën zyrtare Istana Nurul Iman”, thuhet ne njoftim.

Gjatë kësaj vizite shtetërore, Madhëria e tij Sulltani i Bruneit dhe bashkëshortja e tij, Madhëria e saj Raja Isteri Pengiran Anak Hajah Saleha, do të shtrojnë banket shtetëror në nder të vizitës së Presidentes dhe Zotërisë së Parë.

“Gjatë kësaj vizite, në Universitetin e Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të flasë para korit diplomatik, studentëve dhe stafit akademik. Në Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të takohet dhe me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe të kabinetit qeveritar, si dhe do të vizitojë edhe disa nga monumentet më të njohura kulturore të këtij shteti”, vijon njoftimi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident i rëndë në Kroaci – përmbyset autobusi nga Bosnja, dy të vdekur dhe disa të lënduar
Next Article Raportohet për një person të zhdukur në Prishtinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?