By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Gati një vit në qeveri, shqiptarët janë pjesë e denjë e institucioneve dhe projektet me interes publik po realizohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Gati një vit në qeveri, shqiptarët janë pjesë e denjë e institucioneve dhe projektet me interes publik po realizohen
Maqedoni

VLEN: Gati një vit në qeveri, shqiptarët janë pjesë e denjë e institucioneve dhe projektet me interes publik po realizohen

admin
Last updated: 04/05/2025 10:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 maj – “Ka kaluar gati një vit që kur subjektit të përkushtuar politik VLEN iu besua të qeveriste dhe të sillte ndryshimet që qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut i kanë kërkuar me kaq këmbëngulje dhe me të drejtë. Gjatë kësaj periudhe, VLEN ka dëshmuar përmes punës dhe veprave se është një koalicion i së vërtetës, përkushtimit dhe progresit. Në të njëjtën kohë, BDI non grata, partia që për dy dekada shkatërroi besimin, bllokoi shpresat dhe abuzoi me pushtetin, nuk ndalet së përhapuri gënjeshtra, frikë dhe propagandë”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.

Nga koalicioni në pushtet thonë se para se VLEN të merrte pushtetin, BDI non grata u përpoq ta trembte popullin me gënjeshtra se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve do të shfuqizohej, se ndërtimi i Korridorit 8 do të ndalej dhe se do të vinte regres dhe kaos institucional.

“Sot, pas gati një viti qeverisjeje të VLEN-it, çdo qytetar mund ta shohë qartë: asnjë nga këto gënjeshtra nuk qëndroi. Ligji për Gjuhët është më i garantuar se kurrë. Korridori 8 është në rrugën e duhur me standarde të larta dhe pa skandale korrupsioni. Reformat po ecin përpara dhe shqiptarët janë një pjesë e denjë e institucioneve. Gënjeshtrat e BDI non grata u lanë pas dore. Ajo që ka mbetur prej saj është vetëm një zë i dëshpëruar opozitar që jeton me frikën e drejtësisë dhe kujtimin e pushtetit që përdori për pasurim personal”, thonë nga VLEN.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gigi Hadid e bën zyrtare në Instagram romancën me Bradley Cooper
Next Article Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?