By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në të kaluarën një pjesë e madhe e këtyre mjeteve përfundonin në xhepat e dikujt, ndërsa sot në projekte për qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në të kaluarën një pjesë e madhe e këtyre mjeteve përfundonin në xhepat e dikujt, ndërsa sot në projekte për qytetarët
Maqedoni

Në të kaluarën një pjesë e madhe e këtyre mjeteve përfundonin në xhepat e dikujt, ndërsa sot në projekte për qytetarët

admin
Last updated: 04/05/2025 14:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 maj – Kryeministri Hristijan Mickoski pret që në periudhën e ardhshme mbledhja e të ardhurave të jetë edhe më e lartë. Siç deklaroi ai sot, në të kaluarën ato fonde përfundonin në xhepat e dikujt, por sot ato destinohen për projekte për qytetarët.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas shënimit të 122-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit, Mickoski iu referua edhe udhëtimit të delegacionit qeveritar në Japoni duke theksuar se shpenzimet janë mbajtur në minimum.

“Mbledhja e të ardhurave është rritur, madje edhe në kushtet e çmimeve më të ulëta të naftës dhe derivateve të naftës. Pres që të ardhurat të rriten edhe më shumë. Në të kaluarën, një pjesë e madhe e atyre mjeteve përfundonin në xhepa privatë, ndërsa sot ato shkojnë në Buxhet dhe përmes projekteve kthehen te qytetarët. Politikë të përgjegjshme dhe të disiplinuar, vetëm ajo mund të na çojë drejt rritjes dhe zhvillimit”, ka thënë kryeministri.

Pas reagimeve të opozitës se ka qenë i shtrenjtë udhëtimi në Japoni, Mickoski theksoi se shpenzimet kanë qenë të paktën tre herë më të ulëta se ato të planifikuara fillimisht nga qeveria e atëhershme e cila tani është në opozitë.

“Udhëtimi në Japoni ka qenë i planifikuar që në kohën kur opozita e sotme ishte qeveri, ajo ka shpallur tenderë dhe ka organizuar udhëtime të tilla. Kjo Qeveri ka bërë që kostot e udhëtimit të atij delegacioni të mbahen në minimum. Kam qenë i ftuar edhe unë së bashku me dy anëtarë të tjerë të kabinetit tim në llogari të qeverisë japoneze, por për shkak të detyrimeve në vend, nuk shkova. Në emrin tim delegacionin e ka udhëhequr Mucunski, ndërsa një pjesë e madhe e njerëzve i kanë mbuluar vetë shpenzimet e tyre, kështu që nga ajo që është planifikuar një vit më parë dhe sa është tani, të paktën tre herë shpenzimet janë më të vogla”, ka thënë kryeministri.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pranimi i anëtarëve të rinj do të ndryshojë ekuilibrin e pushtetit në BE
Next Article Mickoski paralajmëron investim të ri milionësh me më shumë se 200 punësime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?