By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Avramovski: Kryetarja e Antikorrupsionit të japë dorëheqje, është komprometuar institucioni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Avramovski: Kryetarja e Antikorrupsionit të japë dorëheqje, është komprometuar institucioni
Maqedoni

Avramovski: Kryetarja e Antikorrupsionit të japë dorëheqje, është komprometuar institucioni

admin
Last updated: 04/05/2025 15:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 maj – Akti i mosdhënies dorëheqje nga kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion Tatjana Dimitrovska është i papërgjegjshëm në rrethana kur është nën masa sigurie si e dyshuar për dhënie të dokumenteve sekrete nga Antikorrupsioni, njërit prej të dyshuarve në rastin “Aditivët”.

Kështu vlerëson për Alsat, drejtori Ekzekutiv i Koalicionit të Gjithë për Gjykime të Drejta, Darko Avramovski i cili thotë se duhet të respektohet prezumimi i pafajësisë, megjithatë kjo nuk nënkupton vazhdim të mandatit në kushte kur është komprometuar reputacioni i funksionarit dhe institucionit. E sidomos në rrethana kur procedura gjyqësore mund të zgjasë me vite.

“Nuk e di nëse është arrogante, por mund të vlerësohet se është papërgjegjës në pikëpamjen e pasojave që mund t’i ketë. Ende është herët që të shohim dhe të themi se si do të ishte ajo, megjithatë siç thash situata mund të zgjasë i tërë mandati i saj të kalojë praktikisht me ndalesë për ushtrimin e profesionit”, tha Darko Avramovski, Koalicioni të Gjithë për Gjykime të Drejta.

Megjithatë, reagimi institucional sipas Avramovskit tani për tani është shqetësues, pasi nuk ka plan konkret dhe afatgjatë se si do të veprojë Tatjana Dimitrovska në rrethana të këtilla dhe si do të veprojnë Antikorrupsioni dhe Kuvendi, i cili e ka zgjedhur.

“Ajo që është edhe më shqetësuese është se nuk shohim përgjigje institucionale ndaj asaj. Nuk pamë ndonjë plan apo hap konkret nga ana e KSHPK-së se si planifikon të përballet me këtë situatë pasi është rrezikuar edhe reputacioni i tyre dhe mënyra e punës. Dhe nuk pamë ndryshime konkrete ose aktivitete nga ana ena e Kuvendit e cila i zgjedh anëtarët e KSHPK-së, pasi siç e dini organizatat civile patëm reagime për mënyrën e zgjedhjes së përbërjes së fundit të KSHPK-së dhe tani shpejtë pas asaj shohim një skandal të këtillë, kështu që dukshëm se diçka duhet edhe më shumë të avancohet në aspektin e zgjedhjes së anëtarëve”, tha Darko Avramovski, Koalicioni të Gjithë për Gjykime të Drejta.

Pas heshtjes njëjavore Tatjana Dimitrovska, nëpërmjet një letre u deklarua për ndodhitë e fundit sa i përket përfshirjes së saj në hetimin e Prokurorisë. Pavarësisht thirrjeve të shumta, ajo nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, pasi nuk ndihet fajtore në lidhje me gjetjet e Prokurorisë se ajo duke qenë kryetare e Antikorrupsionit i ka vënë në dispozicion dokumente sekrete njërit prej të dyshuarve në rastin “Aditivët”. Sipas Dimitrovskës, të dyshuarin e “Aditivëve” e ka mik shtëpie dhe biseda mes tyre ka qenë krejtësisht shoqërore. Kuvendi, ka mekanizëm për të shkarkuar nga detyra Dimitrovskën, por kryetari Afrim Gashi i mbështetur nga shumica parlamentare mbështetet në parimin, prezumimi i pafajësisë, respektivisht çdokush është i pafajshëm derisa nuk vërtetohet e kundërta nëpërmjet procesit gjyqësor.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Është ndarë çmimi shtetëror “Goce Dellçev” për vitin 2025
Next Article Pajaziti: Atmosfera politike ndikon në frikën e qytetarëve për sigurinë e tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?