By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ultranacionalisti rumun fiton rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ultranacionalisti rumun fiton rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale
Bota

Ultranacionalisti rumun fiton rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale

admin
Last updated: 05/05/2025 00:01
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kandidati ultranacionalist rumun, George Simion, po prin në zgjedhjet presidenciale, sipas rezultateve preliminare.

Megjithatë, Simion nuk ka marrë mjaftueshëm vota që të shmangë rundin e balotazhit.

Votimet e 4 majit u mbajtën pothuajse gjashtë muaj pasi u anuluan rezultatet e rundit të parë të zgjedhjeve, mes akuzave për ndërhyrje të Rusisë në fushatën për zgjedhjet presidenciale.

Me rreth 89 për qind të votave të numëruara, Simion, 38 vjeç, udhëheqës i Aleancës për Unitetin e Rumunëve (AUR), ka fituar 40.2 për qind të votave ose 3.095.906 vota, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rumani.

Crin Antonescu, përfaqësues i koalicionit qeverisës, është i dyti me 21.2 për qind (1.629.327 vota), ndërsa kryetari i Bukureshtit, Nicușor Dan, ka marrë 19.3 për qind (1.505.334 vota).

Rezultatet e tanishme nuk përfshijnë votat e diasporës – të cilat, disa ekspertë vlerësojnë se janë rreth 800.000 vota – as rezultatet nga disa zona brenda Rumanisë, që mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare.

Edhe sondazhet kanë sugjeruar një rezultat të ngjashëm, edhe pse në sondazhet e publikuara pas përfundimit të votimit, Simion kishte një epërsi më të vogël dhe Dan doli më mirë.

Votimet u përcollën me vëmendje edhe jashtë Rumanisë, pjesërisht për shkak të deklaratave kundërthënëse të Simionit, i cili ka pretenduar territore të Ukrainës dhe Moldavisë, si dhe ka vënë në pikëpyetje ndihmën ushtarake të Rumanisë për Ukrainën.

Ai gjithashtu ka kritikuar pushtimin rus të Ukrainës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nëntorin e vitit të kaluar, kandidati nacionalist prorus, Calin Georgescu, që nuk ishte favorit, kori një fitore befasuese në rundin e parë të zgjedhjeve.

Megjithatë, autoritetet anuluan rezultatet për zgjedhjet presidenciale mes akuzave për një fushatë ndikimi nga Rusia që synonte të forconte kandidaturën e tij. Georgescut iu ndalua të garojë në zgjedhjet e reja dhe për votimet e përsëritura të 4 majit autoritetet kanë vendosur një sërë rregullash të reja. Anulimi i votimeve nxiti kritika jashtë Rumanisë, veçmas nga nënpresidenti amerikan, JD Vance, i cili gjatë një fjalimi në Konferencën për Sigurinë në Munih në shkurt, akuzoi autoritetet rumune se kishin vepruar “mbi dyshime të dobëta dhe nën presion të madh nga fqinjët kontinentalë”.

Simion ka përqafuar publikisht disa retorika të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe lëvizjes së tij “Ta Bëjmë Amerikën Madhështore Sërish” (Make America Great Again- MAGA).

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në nëntor, ai publikoi një fotografi ku shfaqej me kapele të kuqe, simbolin karakterizues të Trumpit, me mbishkrimin “Trump Save America” (Trump shpëtoje Amerikën), dhe së fundi ka deklaruar se është “ideologjikisht plotësisht në linjë me lëvizjen MAGA”.

Më 24 prill, autoritetet zgjedhore njoftuan nisjen e një hetimi ndaj partisë politike të Simionit, pas akuzave se kishte shkelur rregullat për financimin e fushatës. Hetimi është përqendruar në akuzat se Simioni ka organizuar një pagesë prej 1.5 milionë dollarësh për një firmë lobuese në Shtetet e Bashkuara, me qëllim organizimin e takimeve në Uashington me figura të njohura mediatike që mbështesin Trumpin. Simion i ka mohuar akuzat.

Fushata zgjedhore tërhoqi vëzhgues ndërkombëtarë për të monitoruar procesin e votimit. Në një raport paraprak, vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kritikuan disa prej procedurave të regjistrimit dhe të numërimit të votave në Rumani. Administrata e Trumpit gjithashtu dërgoi një vëzhgues të vetin për zgjedhjet, i pavarur nga OSBE-ja: një zyrtar të lartë nga Komisioni Federal Zgjedhor i SHBA-së, institucioni që mbikëqyr zgjedhjet amerikane.

Ende mbetet e paqartë nëse Simion do të mund të sigurojë më shumë se 50 për qind të votave për të fituar që në raundin e parë. Nëse jo, atëherë rundi i balotazhit mes dy kandidatëve me më së shumti vota do të mbahet më 18 maj.

Shumica e vëzhguesve besojnë se Simioni do ta ketë të vështirë të fitojë në rundin e dytë, veçmas nëse Dan ose Antonescu arrijnë të sigurojnë një numër të konsiderueshëm votash.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mickoski: Shumë milionerë rreth Ahmetit u pasuruan në kurriz të qytetarëve
Next Article Paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me shi dhe bubullima të rralla

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?