Deputeti i AAK-së, Lah Brahimaj, tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket konstituimit të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
“Po duket e njëjta rutinë, AAK qëndron në atë që ka thënë seancave të kaluara”, tha ai.
Ibrahimaj u shpreh kundër kërkesës së Vetëvendosjes për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar si joligjore dhe antikushtetuese.
