By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nata e fjalës artistike dhe shpirtit studentor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Nata e fjalës artistike dhe shpirtit studentor
Kulturë

Nata e fjalës artistike dhe shpirtit studentor

admin
Last updated: 15/05/2025 14:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj – Dje në Këndin e kujtesës “Fadil Sulejmani” në organizim të Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, u zhvillua me sukses aktiviteti kulturor “Ora letrare”, një mbrëmje e veçantë që i kushtohet fuqisë shprehëse të fjalës artistike dhe ndikimit të saj në zhvillimin shpirtëror dhe kulturor të studentëve. Kjo ngjarje u shndërrua në një skenë të hapur për krijimtarinë letrare dhe interpretimin artistik.

Studentë nga Fakulteti Filologjik, Fakulteti i Arteve, Fakulteti i Mjekësisë dhe nga njësi tjera, lexuan para publikut poezi, prozë dhe pjesë teatrore, duke dëshmuar nivel të lartë të ndjeshmërisë dhe shprehjes artistike. Në një atmosferë të ngrohtë e emocionale, të pranishmit patën mundësinë të përjetojnë përmes fjalës së shkruar një mozaik ndjenjash, reflektimesh dhe mesazhesh njerëzore.

Pjesë e interpretimit ishin: Altina Sulemani me prozën “Unë përballë të tjerëve”; Sibora Hoxha me poezinë “Strugë” dhe prozën “Dashuria që s’ka emër”; Amra Nesimi me “Nën zhurmën e bisedave”; Gzim Latifi me monologun e Andrejit nga “Tri motrat” e Anton Çehovit; Zana Reçi me poezinë në anglisht “To be consumed”; Valon Nuhija me poezinë “Pikëpresje”; Zurijet Sulejmani me interpretimin e poezisë së Robert Burns “Fshatar i ndershëm ish im atë” dhe Albulena Ademi me prozën “Nën hijen e dhimbjes, në dritën e mjekëve”.

Mbrëmja u përmbyll me një performancë muzikore emocionuese nga studentja Florentina Abazi, e shoqëruar në kitarë nga Granit Vela, duke krijuar një përmbyllje të denjë për një aktivitet që ngërthen artin, ndjesinë dhe shpirtin rinor.

Universiteti i Tetovës shpreh mirënjohje për Parlamentin Studentor për organizimin profesional dhe falënderon të gjithë studentët pjesëmarrës për angazhimin e tyre të palodhur në promovimin e vlerave artistike. Ngjarje të tilla jo vetëm që pasurojnë jetën kulturore të universitetit, por edhe nxisin mendimin kritik, krijimtarinë dhe dialogun mes të rinjve – duke forcuar identitetin kulturor dhe shpirtëror të brezave të ardhshëm.

You Might Also Like

KUR MBETESH VETËM

Çairi organizon për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

E PORTOKALLTA

TAKIMI

Nga 13 korriku, Tetova në festë me program kulturor dhe sportiv

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Çair fillon realizimi i mega-projektit në vlerë prej afro 1.5 milionë euro
Next Article Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Nikollovski në takim me ministrin hungarez të Mbrojtjes Kristos Zallai Bobrovnicki

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?