By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arben Taravari mbetet pa grup parlamentar, nga 5 mbetet me 4 deputet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Arben Taravari mbetet pa grup parlamentar, nga 5 mbetet me 4 deputet
Maqedoni

Arben Taravari mbetet pa grup parlamentar, nga 5 mbetet me 4 deputet

admin
Last updated: 18/05/2025 12:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 maj – Ndonëse gjatë gjithë kohës paralajmëronte se i ka deputetët kompakt dhe të bashkuar rreth vetes, pas dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari tashmë ka mbetur edhe pa grup parlamentar pasiqë deputeti nga zona e V zgjedhore Salim Sulejmani sot ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit duke dorëzuar kështu mandatin e duke i hapur rrugë kandidates së rradhës për deputete Valbona Adili Emini që të merr mandatin.

Vlen në anën tjetër para disa dite formoi grupin parlamentar prej 9 deputetëve me kordinator Bekim Qoku dhe dy zëvendës kordinator Adnan Azizi dhe Merita Koxhaxhiku, e që sipas lëvizjeve të fundit edhe deputetja Valbona Adili Emini pritet të bashkohet këtij grupi parlamentar duke e çuar kështu në 10 numrin e deputetëve, ndonëse eksponent të lartë të Vlenit këto ditë kanë deklaruar se numri i deputetëve të tyre pritet të rritet edhe më shumë.

Sipas rregullores së Kuvendit, për të formuar një grup parlamentar nevojiten të paktën pesë deputetë. Kjo do të thotë se ASH-ja humbet statusin e grupit parlamentar, duke sjellë pasoja të rëndësishme për funksionimin dhe ndikimin e saj në Kuvend.

Nuk ke përfaqësim të strukturuar në Kuvend

Deputetët që nuk kanë grup konsiderohen të pavarur dhe nuk kanë një pozicion të organizuar kolektiv në punën e parlamentit.

Nuk merr pjesë në Këshillin e grupeve parlamentare

Grupet parlamentare kanë përfaqësues në këtë Këshill, i cili koordinon punën, ndan kohën për fjalime dhe vendos agjendën e seancave.

Kufizime në propozimin e ligjeve dhe pjesëmarrjen në komisione

Grupet kanë përparësi në iniciativat ligjore dhe pjesëmarrjen në punën e komisioneve parlamentare.

Nuk ka akses në financim dhe mbështetje administrative:
Grupet parlamentare marrin fonde, staf dhe zyre, ndërsa deputetët e pavarur jo.

Humbje simbolike dhe politike

Partitë pa grup parlamentar shihen si të dobëta ose të ndara, gjë që ndikon në pozitën e tyre politike.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur ASH-ja, e udhëhequr nga Arben Taravari, është përballur me sfida të brendshme dhe lëvizje politike që kanë ndikuar në stabilitetin e saj. Nëse nuk ndërmerren hapa për të rikuperuar numrin e nevojshëm të deputetëve, ASH-ja do të vazhdojë të funksionojë pa statusin e grupit parlamentar, duke ndikuar në efektivitetin e saj në Kuvend.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Automjeti “Smart” përfshihet nga zjarri gjatë lëvizjes në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit
Next Article Fidan do ta vizitojë Serbinë të hënën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?