By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arifi: Ne që sot akuzohemi për “goditje”, kemi qenë po ne që e kemi mbrojtur këtë Aleancë dje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Arifi: Ne që sot akuzohemi për “goditje”, kemi qenë po ne që e kemi mbrojtur këtë Aleancë dje
Maqedoni

Arifi: Ne që sot akuzohemi për “goditje”, kemi qenë po ne që e kemi mbrojtur këtë Aleancë dje

admin
Last updated: 18/05/2025 13:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 maj – Njëri nga themeluesit dhe anëtari i Kryesisë Qendrore të ASH-së, Latif Arif në një status në rrjetin social facebook ka komentuar lëvizjet e fundit në ASH.

Sipas tij zhvillimet e fundit në Aleancën për Shqiptarët nuk janë goditje ndaj askujt. Por janë mbrotje, dhe janë reagime për të ruajtur vijën, frymën dhe qëllimin për të cilin u themelua kjo Aleancë, një Aleancë që nuk është prone e askujt, por një mision kolektiv për shqiptarët, transmeton Zhurnal.mk

“Së pari, dua ta bëj të qartë se veprimet tona, fjalët tona, dhe qëndrimet që kemi marrë këto ditë nuk janë as sulm, as goditje ndaj askujt. Ato janë mbrojtje. Janë reagim i drejtëpërdrejtë për të ruajtur vijën, frymën dhe qëllimin për të cilin u themelua kjo Aleancë, një Aleancë që nuk është prone e askujt, por një mision kolektiv për shqiptarët.

Po, ne kemi folur. Sepse nuk jemi mësuar të heshtim kur dikush mundohet t’i ngulë thikën pas shpine asaj që së bashku kemi ndërtuar. Ditën dërgojnë zemra, buzëqeshje dhe fjalë të bukura, por natën fshehurazi vënë në pikëpyetje çdo parim që e ka bërë këtë lëvizje të fortë dhe të ndershme. Ndaj nuk do të qëndrojmë indiferentë. Heshtja do të ishte tradhti ndaj atyre që kanë sakrifikuar për Aleancën, ndaj çdo të riu që ende beson se ndryshimi është i mundur.

Ne që sot akuzohemi për “goditje”, kemi qenë po ne që e kemi mbrojtur këtë Aleancë dje, e mbrojmë sot dhe do ta mbrojmë gjithmonë edhe kur është dashur të flijojmë, edhe kur kemi mbetur vetëm në vijën e parë. Ndërsa disa që sot flasin për “goditje të ulëta”, në ato momente kanë zgjedhur të jenë larg , duke heshtur, shmangur përgjegjësinë apo duke vëzhguar nga distanca, në vend se të qëndronin krah nesh.

Ne nuk kemi frikë nga stuhitë. Ne nuk jemi këtu për poste, por për përgjegjësi. Dhe përgjegjësia jonë është të mos lejojmë që Aleanca për Shqiptarët të kthehet në një mjet për interesa personale, në një skenë për aktorë të vjetër që kujtojnë se mund të rikthehen pa asnjë reflektim.

Jetën nuk e matim me poste politike, por me qëndrime. Dhe po, llogaritë nuk mbyllen me heshtje, por as nuk hapen me shantazhe morale.

Kujt i dhemb transparenca, ndoshta duhet të shikojë brenda vetes, jo të gjuajë me gurë ata që kanë mbrojtur shtëpinë e përbashkët. Ne nuk kemi ardhur të shkatërrojmë, por të ruajmë atë që bashkë kemi ndërtuar me shumë mund. Dhe do ta ruajmë me çdo çmim.”, shkruan Arifi

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Anija e Marinës Meksikane humb kontrollin dhe përplaset me urën e Brooklyn, dy viktima
Next Article E rëndë në Roskovec/ Shembet muri rrethues i një banese dhe e zë poshtë, ndërron jetë 4-vjeçarja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?