By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fryma e Aleancës nuk do të shuhet nga gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet e brendshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fryma e Aleancës nuk do të shuhet nga gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet e brendshme
Maqedoni

Fryma e Aleancës nuk do të shuhet nga gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet e brendshme

admin
Last updated: 18/05/2025 14:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 18 maj – Në një kohë kur Aleanca për Shqiptarët duhet të jetë shembull i demokracisë së brendshme dhe respektit për mendimin ndryshe, për fat të keq po përballemi me shfaqje shqetësuese të gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve të hapura ndaj çdo anëtari që guxon të mos pajtohet me vendimet e udhëheqjes aktuale, shkruan Fol.mk.

Deklaratat e fundit publike të Sekretarit Organizativ të ASH-së, një prej njerëzve më të afërt të kryetarit Arben Taravari  përbëjnë një sulm të rëndë verbal ndaj çdo zëri kritik brenda partisë. Me fraza si “vetia e njerëzve të poshtër është të godasin kur mendon se je më i dobët” dhe “as llogaritë nuk mbyllen me heshtje”, ai ka kaluar çdo kufi të etikës politike dhe qytetare.

Është e papranueshme që një funksionar i lartë partiak, në vend që të kultivojë dialog dhe respekt për debatin e brendshëm, të zgjedhë të intimidojë dhe etiketojë njerëzit që e kanë mbrojtur Aleancën për vite me radhë. Këto nuk janë më qëndrime politike  janë kërcënime të drejtpërdrejta që dëmtojnë imazhin e partisë dhe frymën për të cilën ajo u krijua.

Ne theksojmë me vendosmëri: këto nuk janë goditje ndaj askujt. Janë përpjekje të sinqerta për të mbrojtur vijën politike dhe vizionin e Aleancës për Shqiptarët, nga ata që ditën dërgojnë buzëqeshje dhe zemra, ndërsa natën punojnë për ta përçarë dhe dobësuar atë nga brenda.

Ne që sot akuzohemi si “pengues” të unitetit, kemi qenë gjithmonë në vijën e parë për ta mbrojtur këtë Aleancë  në ditët më të vështira, kur të tjerët ishin diku larg, në heshtje ose në pritje. Edhe sot jemi këtu, të njëjtit, me të njëjtin ideal. Aleanca nuk është pronë private, as vegël e karrierave personale. Është një projekt i përbashkët, dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë me çdo mjet demokratik dhe qytetar.

U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe opinionit publik të mos bien pre e shantazheve, por të qëndrojnë të palëkundur në mbrojtje të vlerave dhe parimeve që e ndërtuan këtë Aleancë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me muaj të tërë pritje në Radiologji për një incizim
Next Article VLEN: Garantojmë stabilitet dhe numra në Qeveri, forcojmë edhe më tej roli udhëheqës në bllokun shqiptar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?