By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sela: Kthehuni në Shpi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sela: Kthehuni në Shpi
MaqedoniTOP LAJM

Sela: Kthehuni në Shpi

admin
Last updated: 18/05/2025 15:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 maj – Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një status të tij në rrjetet sociale fton anëteartë e ASh-së së Taravarit të kthehen në Shtëpi, transmeton Zhurnal.mk.

“Të dashur anëtarë të devotshëm të Aleancës për Shqiptarët, të dashura motra dhe vëllezër, shumë të respektuar aktivistë, ju që Aleancën për Shqiptarët e keni në zemër e në mëndje dhe nuk e patë kurrë atë si mall për tregti!

Jemi të bindur që, përkundër zhvillimeve dhe vendimeve të ndryshme që keni marrë në të kaluarën, përkundër mashtrimeve që ju kanë bërë disa individë, ju thellë në vete keni pasur idealin, kombin, atdhedashurinë dhe parimet e Aleancës për Shqiptarët.

Nuk ka ndarje politike që ju ndan juve nga fryma, shpirti dhe ideali ynë i përbashkët, nga familja e shtëpia jonë e përbashkët. Ne ishim dhe vazhdojmë të jemi një, të frymojmë njëjtë e të ndiejmë njëjtë.

Jemi të bindur se, ashtu si ne, edhe ju ndieni dhimbje për këtë katandisje që po i ndodh emrit të shtrenjtë të shtëpisë sonë, mundit tuaj ndër vite dhe sakrificës sonë të përbashkët. Ju jeni më të fuqishëm, më të pastër dhe më të drejtë se çdo gabim, aventurë, apo qëllim i errët i dikujt që u mundua të keqpërdorë sinqeritetin tuaj. Ju për ne e ne për ju jemi më të dashur se egoja e disa individëve që shtëpinë deshën ta bëjnë pazar të interesave të tyre.

Mos lejoni që me fatin tonë të përbashkët, me idealin dhe pastërtinë tonë të bëjnë aventura, eksperimente e të nëpërkëmbin ata që kurrë se ndienë ngrohtësinë e familjes dhe shtëpisë sonë.

Kryetari ynë dhe i juaji, z.Ziadin Sela, kurrë nuk lejoi që anëtarët e ndershëm të Aleancës për Shqiptarët të goditen, nënçmohen, sulmohen e degradohen nga ne, e as dhe nga të tjerët derisa ishim bashkë, por edhe kur u “ndamë”. Jemi të bindur që këtë e keni ndier dhe ai vazhdon të gëzojë respektin e njëjtë edhe te ju.

Nuk ju ftojmë në shtëpinë tuaj, sepse kjo është shtëpia juaj dhe ju këtu e keni vendin. Vetëm duam të ju riktujojmë se ju presim, ju besojmë dhe vazhdojmë të jemi të bindur se ju do të riktheheni aty ku gjithmonë keni ndier ngrotësinë, drejtësinë, pastërtinë, guximin dhe krenarinë e vërtetë. Në Aleancë për Shqiptarët, me Ziadin Selën.”.

– Aleanca për Shqiptarët –

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI
Next Article Mickoski: Taravari zgjodhi të bëhet vegël e BDI-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?