By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Taravari zgjodhi të bëhet vegël e BDI-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Taravari zgjodhi të bëhet vegël e BDI-së
Maqedoni

Mickoski: Taravari zgjodhi të bëhet vegël e BDI-së

admin
Last updated: 18/05/2025 15:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 maj – “Kalkulimet e tij afatgjata nuk do të përfundojnë mirë për partinë e tij. Edhe nga BDI do ta kuptojnë se partneriteti i tyre është i përkohshëm – ai do t’i braktisë kur të marrë ofertë më të mirë ose të jetë i shantazhuar,” deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar largimin e Arben Taravarit nga Qeveria, gjatë një eventi për shënimin e 20-vjetorit të Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së.

“Shumë më thoshin: ‘Lëre Taravarin, ai ulet në dy karrige, negocion me BDI-në që t’i mbështesë pesë kandidatë për kryetarë komunash, ndërsa BDI kërkon që ai të dalë me lista të vetat për këshilltarë që të numërojë më shumë këshilltarë se VLEN’, si të më bindte numri i këshilltarëve për koalicion, dhe jo parimet. A duhet të harroj se si Bujar Osmani ma shiste identitetin,” u shpreh Mickoski.

Ai shtoi se Taravari zgjodhi të bëhet vegël e BDI-së dhe të mbështesë ata për të cilët kishte folur më keq.

“Le të sillet si peshk në tokë të thatë, do ta shoh kur të përpiqet të kalojë përgjegjësinë te të tjerët duke thënë se po largohet. Turpi është i tij – ndërsa ne e kemi ndërgjegjen e pastër. Është e qartë që BDI ka metoda të veta bindjeje – Ali Ahmeti paska qenë shumë bindës që e mahniti dhe e bindi se është më e rëndësishme të ketë pesë kryetarë komunash të mbështetur nga BDI sesa të mbajë fjalën. Me fat i qoftë Taravarit. Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne. E pres me padurim atë ditë,” përfundoi Mickoski.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sela: Kthehuni në Shpi
Next Article Pas daljes së Salim Sulejmanit, i “thahet pështyma” Taravarit, Shkruan dy reshta fjali për dorëheqjen e tij !?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?