By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan
Maqedoni

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan

admin
Last updated: 18/05/2025 21:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një numër i madh i armëve ilegale janë në duar të qytetarëve në Kosovë. Vetëm në vitin 2024 janë konfiskuar mbi 1500 armë dhe 24 mijë municione. Për këtë ekspertët e sigurisë kërkojnë që institucionet të ndërmarrin masa parandaluese.

Nëntë fëmijë në Kosovë janë infektuar për një javë me sëmundjen ngjitëse të fruthit.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

E këto raste, sipas IKSHPK-së, vijnë nga qytete e ndryshme të vendit, pas mosvaksinimit kundër kësaj sëmundje.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) informon se nga data 05 deri më 13 maj 2025, në Kosovë janë raportuar 9 raste të fruthit: 4 raste nga Ferizaji; 2 raste nga Shtimja dhe nga 1 rast në komunat: Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë. Sipas grup-moshave, rastet e raportuara janë: 7 raste të moshës 1-2 vjeç dhe 2 raste të moshës 4-5 vjeç. Të gjitha rastet kanë të bëjnë më fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR (fruth, rubeollë dhe shyta)”, thuhet nga IKSHPK.

Më të rrezikuar nga kjo sëmundje ngjitëse vlerësohet se janë fëmijët nën moshën 5-vjeçare.

Por sipas specialistes së mjekësisë familjare, Albana Morina jo vetëm kjo grupmoshë rrezikohet.

“Moshat më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 5 vjeçare dhe mbi moshën 30 vjeçare por edhe të gjithë ata të cilët nuk janë të vaksinuar, apo edhe ata të cilët janë vaksinuar por nuk kanë krijuar imunitet prej vaksinimit mund të infektohen. Sipas kalendarit të vaksinimit, fëmijët duhet të vaksinohen në moshën 1 vjeçare dhe kur fëmija i mbush 6 vjet”, thotë ajo.

Por cilat janë simptomat e fruthit?

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Simptomat e fruthit janë ethet, temperaturë, skuqje e syve, lotim, kollitje mirëpo një simptomë karakterizuese që e dallon fruthin është sepse në pjesën e bukale ju shfaqen disa pika të bardha. Është sëmundje që mundet me kalu lehtë por mundet edhe me pas kompliket e saj si shurdhimin, pneomoninë, ndezjen e mushkërive dhe ndezjen e trurit”, tregon Morina.

Kurse sipas infektologut, Shemsedin Dreshaj, ndërlidhja e vaksinës kundër fruthit me autizmin, ka ndikuar që shumë prindër të hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Bëhet fjalë për një sëmundje e cila është larguar nga Kosova në vitet e 90-ta, praktikisht pas luftës kemi pasur raste sporadike. Mos harrojmë rastet të tilla kanë filluar të paraqiten kudo në botë. Ky problem ka lind edhe me herë pas paraqitjes se autizmit që është një sëmundje brengosës për çiftet e reja, si dhe një luftë mediale që e kanë ndërlidhur vaksinën e fruthit me autizmin gjë që nuk ka ndonjë lidhshmëri”, thotë Dreshaj.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai mes tjerash tha se kjo vaksinë është dëshmuar se është e sigurt dhe ka shpëtuar miliona jetë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Festa e maturës në Tetovë, MPB: Mos pini alkool dhe mos vozisni pa patentë
Next Article Tërmet i fortë në Greqi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?