By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Postecoglou: Finalja në Ligën e Evropës është shansi ynë për trofe dhe Ligën e Kampionëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Postecoglou: Finalja në Ligën e Evropës është shansi ynë për trofe dhe Ligën e Kampionëve
Sport

Postecoglou: Finalja në Ligën e Evropës është shansi ynë për trofe dhe Ligën e Kampionëve

admin
Last updated: 21/05/2025 14:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në prag të finales së Ligës së Evropës mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United, trajneri i Spurs, Ange Postecoglou, mbajti një konferencë për shtyp në stadiumin “San Mames” në Bilbao. Me një sezon sfidues në Ligën Premier, ku Spurs ndodhen në vendin e 17-të, trajneri australian u shfaq i vendosur dhe i fokusuar për ndeshjen vendimtare.

Gjatë konferencës, Postecoglou reagoi me forcë ndaj kritikeve, duke mohuar titullin e dhënë nga një gazetar që e përshkroi si “kloun”.

“Kjo varet nga këndvështrimi yt, por do t’ju them një gjë – pavarësisht se çfarë ndodh nesër, nuk jam një kloun dhe kurrë nuk do të jem, shoku”, ka thënë fillimisht Postecoglu në konferencë.

Ai shtoi se është shumë zhgënjyes të përdoret një term i tillë për dikë që për 26 vjet ka punuar pa pushim për të arritur në këtë pozicion në një klub me histori të madhe.

“Mos u shqetësoni për të ardhmen time, shoku. E ardhmja ime është e sigurt, për sa kohë që shëndeti im mbetet i mirë, familja ime është pranë meje, dhe miqtë e mi janë aty. Mos u shqetësoni. Flini rehat. Do të jem mirë”.

Trajneri australian theksoi gjithashtu rëndësinë e finales për skuadrën dhe tifozët. Një fitore në “San Mamés” do të përfaqësonte titullin e parë të madh për Tottenhamin që nga viti 2008 dhe do të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Kjo finale është një moment historik për klubin dhe për tifozët tanë. Është një mundësi për të fituar një trofe që do të na rikthejë në vendin ku i takojmë, dhe për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve”.

“Ne e dimë sa shumë kjo do të thotë për të gjithë në Tottenham, ndaj do të japim gjithçka në fushë për të arritur këtë ëndërr”, përfundoi trajneri i Spurs.

Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet në “San Mames”, me fillim në orën 21:00. Tifozët e Tottenhamit shpresojnë që nën drejtimin e Ange Postecoglou, skuadra të kthehet në rrugën e suksesit dhe të shkruajë një kapitull të ri në historinë e klubit. 

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Nuk e di emrin e guvernatorit të ri, do të kem takim me presidenten
Next Article “Finale për krenari dhe të ardhme”, Ruben Amorim me besim para përballjes me Tottenhamin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?