By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A do ta kalojë sot Arben Taravari “urën e siratit”?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > A do ta kalojë sot Arben Taravari “urën e siratit”?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

A do ta kalojë sot Arben Taravari “urën e siratit”?

admin
Last updated: 05/05/2025 11:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 maj – Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, ndodhet sot përpara një prove vendimtare politike një “urë sirati” që ndan pushtetin nga opozita, vazhdimësinë nga përjashtimi, dhe futjen në një rrug fundi i së cilës nuk dihet. Takimi i paralajmëruar për sot me kryeministrin e vendit, Hristijan Mickovski, pritet të vendosë fatin e qëndrimit të Taravarit në koalicionin qeveritar që tashmmë janë pothuajse një vit në bashkëqeverisje. Çfarë do të ndodhë, do ta kalojë urën apo do të bie, do të dëbohet nga pushteti e të përfundojë në opozitë apo do të vazhdojë në pushtet? shkruan Zhurnal.

Çfarë pritet të ndodhë në takimin e sotshëm Mickovski – Taravari?

Kryeministri, Hristijan Mickoski, deklaroi dje para gazetarëve që për sot do të zhvillojë takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të dëgjuar drejtpërdrejt qëndrimin e tij pas zhvillimeve të fundit politike. Duke shtuar se për të, bashkëpunimi i mundshëm mes Taravarit dhe BDI-së është “i papranueshëm”.

Këto deklarata vijnë në një kohë të tensionuar pas zgjedhjeve, ku lëvizjet e partive shqiptare janë duke u përcjellë me vëmendje. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se, rezultatet e zgjedhjeve lokale do të tregojnë nëse do të ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që siç tha, qytetarët do të tregojnë se cila parti politike e meriton besimin e cila jo.

“Do të kemi zgjedhje lokale, disa muaj nga sot. Për më pak se 5 muaj prej sot do të kemi fushatë. Qytetarët do të tregojnë cila parti politike e meriton besimin, cila nuk e meriton. Cilët kryetarë të komunave, cilët këshilltarë. Në bazë të atyre rezultateve, tutje mund të miratojmë përfundime nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha Mickoski.

Prandaj, duke u bazuar në këto deklarata të djeshme të kryeministrit Mickovski pritet që sot në këtë takim të paralajmëruar Taravari të dëbohet nga kjo përbërje aktuale qeveritare, pra, siç ka theksuar kryeministri që bashkëpunimi i Taravarit me BDI-në është i papranueshëm. E për këtë gjë duket që janë të përgatitur mirë edhe krahu i Taravarit, pasi në shumë paraqitje eksponentë të kësaj partie kanë marrë me qetësi edhe opsionin nëse mund të dëbohen nga qeveria. Pra, probabiliteti është shumë i lartë që sot Taravari të mos kalojë “urën e siratit” të dëbohet nga pushteti e të kalojë në opozitë.

Por si arriti Taravari në këtë pikë?

Rrebelimi i tij filloi në mënyrë të heshtur, krejtësisht të pa pritshme. Në kohën më delikate për vendin e kampin shqiptarë gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, ky i fundit zgjodhi që të jap kritika për VLEN-in duke qenë pjesë e tyre.

Shkëputjen nga koalicioni VLEN para zgjedhjeve lokale të gjithë e cilësuan si të gabuar dhe pa nevojshme pos vartësve të tij. Në vend që të forconte unitetin shqiptar përballë BDI-së, ai zgjodhi të ecë vetëm, duke e dobësuar pozitën e vet dhe duke humbur mbështetjen e një spektri më të gjerë politik. Kjo lëvizje e ndau jo vetëm strukturën e Aleancës, por edhe elektoratin e saj, i cili mbeti i paqartë në lidhje me orientimin e ardhshëm të partisë. Disa e interpretuan këtë si një përpjekje për të afruar më tej me VMRO-në, të tjerë si një pozicion personal për të ruajtur autonominë politike, por në të dyja rastet, Taravari doli më i dobët dhe më i izoluar në prag të një cikli zgjedhor vendimtar.

Vendimi i Taravarit që të delë nga VLEN nuk ishte vetëm personal sepse pas tij ka një numër të madh të qytetarëve e aktivëstëve që ia besuan udhëheqjen e partisë. Kjo situatë politike mund të nxisë lëvizje të reja apo të fragmentojë më tej skenën politike. Prandaj, ura që ai po kalon sot nuk është vetëm e tij. Është një urë për Aleancën, për kampin shqiptare, dhe për gjithë shoqërinë që kërkon një politikë më të qëndrueshme dhe më të sinqertë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dështon edhe vazhdimi i 11-të për konstituimin e Kuvendit, pasnesër vazhdimi i dhjetë
Next Article Siljanovska-Davkova: E kemi për detyrë ta duam, ta ruajmë, ta zhvillojmë dhe promovojmë gjuhën maqedonase

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?