By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “A mund të keni pak mëshirë”, shefi i OBSH-së i bën thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “A mund të keni pak mëshirë”, shefi i OBSH-së i bën thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza
Bota

“A mund të keni pak mëshirë”, shefi i OBSH-së i bën thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

admin
Last updated: 23/05/2025 08:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Duke mbajtur lotët, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në interesin e vetë Izraelit.

Në asamblenë vjetore të OBSH-së dje, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se lufta po e dëmtonte Izraelin dhe nuk do të sillte një zgjidhje të përhershme.

“Ju mund të imagjinoni se si njerëzit po vuajnë. Është vërtet e gabuar të përdorësh ushqimin si armë. Është shumë e gabuar të përdorësh furnizime mjekësore si armë.”

Bëhet e ditur se Kombet e Bashkuara filluan shpërndarjen e ndihmave në Gaza dje, me rreth 90 kamionë që e kaluan kufirin.

Tedros tha se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe kuptimplotë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Thirrja për paqe është në të vërtetë në interesin më të mirë të vetë Izraelit. Unë mendoj se lufta po dëmton vetë Izraelin dhe nuk do të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme”, tha ai.

“Ju lutem, a mund të keni mëshirë? Është mirë për ju dhe është mirë për palestinezët. Është mirë për njerëzimin.”

Drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, Michael Ryan, tha se 2.1 milion njerëz në Gaza janë “në rrezik të menjëhershëm të vdekjes”.

“Duhet të ndalojmë urinë, duhet të lirojmë të gjithë pengjet dhe duhet të sigurojmë veten dhe të rikthejmë sistemin shëndetësor”, tha ai.

“Si ish-peng, mund të them se të gjithë pengjet duhet të lirohen. Familjet e tyre po vuajnë”, shtoi Ryan.

Ndryshe, OBSH tha se banorët e Gazës po vuajnë nga mungesa akute e ushqimit, ujit, furnizimeve mjekësore, karburantit dhe strehimit.

Katër spitale të mëdha janë detyruar të pezullojnë shërbimet mjekësore javën e kaluar për shkak të afërsisë së tyre me zonat e konfliktit ose evakuimi dhe sulmet.

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Google njofton: Gemini AI do të vijë në Chrome
Next Article Fshati Dajkoc në Kamenicë me rrugë të reja – asfaltohen disa segmente

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?