By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A po zhbllokohet dialogu Kosovë–Serbi? Çfarë sinjalizojnë takimet në Paris
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > A po zhbllokohet dialogu Kosovë–Serbi? Çfarë sinjalizojnë takimet në Paris
Kosovë

A po zhbllokohet dialogu Kosovë–Serbi? Çfarë sinjalizojnë takimet në Paris

admin
Last updated: 12/11/2026 12:07
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 nëntor, argument.mk/ – Pas zgjedhjeve dhe krizave politike, formimi i institucioneve të reja në Kosovë dhe ndryshimet politike në Serbi mund të krijojnë hapësirë për një angazhim të ri në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimet e fundit në Paris kanë rikthyer vëmendjen te hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në Kosovë, zgjidhja e çështjes së presidentit ka mbyllur një prej burimeve të krizës institucionale. Megjithatë, qëndrueshmëria e shumicës parlamentare që mbështet Qeverinë Kurti dhe roli i opozitës mbeten faktorë të rëndësishëm për zhvillimet e ardhshme politike, shkruan Telegrafi.

Ndërkohë, pas zgjedhjeve në Serbi, ardhja e një force të re politike në krye të institucioneve ngre pikëpyetje për qasjen që do të ndjekë Beogradi ndaj Kosovës dhe procesit të dialogut.

Në këtë kontekst, kontaktet diplomatike të ditëve të fundit në Paris kanë vënë në fokus mundësinë e avancimit të procesit.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Deleguar të Francës për Evropën, Benjamin Haddad. Sipas njoftimeve të tyre, diskutimet u përqendruan te vazhdimi i dialogut dhe mbështetja franceze për normalizimin e marrëdhënieve.

Pas takimit me Kurtin, Sørensen e lidhi diskutimin për hapat e ardhshëm me formimin e institucioneve në Kosovë.

“Shkëmbim i mirë mendimesh me kryeministrin Kurti sot në Paris. Tani që institucionet në Prishtinë janë formuar, diskutuam për hapat e ardhshëm në dialogun Beograd–Prishtinë dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat kanë rëndësi për qytetarët në terren dhe për rajonin”, ka shkruar Sørensen në rrjetin social X.

Për takimin ka shkruar edhe kryeministri Albin Kurti, duke theksuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen reciproke.

Sipas tij, në takimin me Sorensenin, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris, u diskutua edhe për stabilitetin e plotë institucional që, siç ka vlerësuar ai, Kosova gëzon pas zgjedhjes së presidentit, si dhe për rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Diskutuam stabilitetin e plotë institucional që gëzon Kosova tani pas zgjedhjes së Presidentit të saj, rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe perspektivat për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruara në njohjen reciproke.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, diplomati evropian u takua edhe me ministrin e Francës Benjamin Haddad, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Ministri francez i cilësoi diskutimet si shumë produktive dhe ritheksoi mbështetjen e Francës për përpjekjet e ndërmjetësuesit evropian.

“Diskutime shumë produktive në Forumin e Paqes në Paris me Peter Sørensenin, përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Beograd–Prishtinë”, ka shkruar Haddad.

“I rikujtova mbështetjen e plotë të Francës për misionin e tij thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shtuar ai.

Nga ana e tij, Sorensen falënderoi Francën për ftesën në forum dhe për mbështetjen ndaj procesit.

“Faleminderit Francës për ftesën në Forumin e Paqes në Paris. Bisedë e mirë me Benjamin Haddad. Mirënjohës ndaj Francës për mbështetjen e saj ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

Thirrje për lëvizje në këtë drejtim ka bërë edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz. Në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në kuadër të Procesit të Berlinit mbajtur muajin tetor, ai kërkoi që dialogu të dalë nga ngërçi dhe që mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mos pengojnë përparimin e vendeve të tjera të rajonit.

Procesi vazhdon të përballet me pengesa në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, të arritur në vitin 2023, dhe të detyrimeve që burojnë prej saj.

Një prej çështjeve që rëndon marrëdhëniet mbetet sulmi terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Institucionet e Kosovës e akuzojnë Serbinë për përgjegjësi në këtë sulm.

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, pranoi se kishte organizuar dhe marrë pjesë në sulmin e kryer nga një grup i armatosur serb. Ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Mbetet për t’u parë nëse zhvillimet e reja politike do të sjellin ndryshim konkret në dialog. Në veçanti, qasja e qeverisë së re serbe ndaj Kosovës dhe orientimi i saj në raport me Perëndimin dhe Moskën do të jenë të rëndësishme për të kuptuar drejtimin që mund të marrë procesi.

You Might Also Like

Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu i reagon Rrahmanit për deklaratën ndaj Kurtit: Nuk mund t’i referoheni kryeministrit me fjalët “po shetitet”
Next Article Netflix paralajmëron dokumentarin për Russell Brand
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?