By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ansambli “Bresana” nga Opoja sivjet është vlerësuar me katër çmime në festivale të ndryshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Ansambli “Bresana” nga Opoja sivjet është vlerësuar me katër çmime në festivale të ndryshme
Kulturë

Ansambli “Bresana” nga Opoja sivjet është vlerësuar me katër çmime në festivale të ndryshme

admin
Last updated: 23/09/2024 11:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ansambli “Bresana” nga treva e Opojës gjatë vitit 2024 është paraqitur në disa festivale të organizuara në Kosovë dhe jashtë vendit. Në festivalet e mbajtura brenda vendit ky ansambël ka arritur që sivjet të shpërblehet me katër çmime.

Në njoftimin e ShKA “Bresana” thuhet se çmimi i parë sivjet është marrë në Festivalin Folklorik të mbajtur në Hanin e Elezit, raporton Telegrafi.

“ShKA Bresana në muajin qershor ishte pjesë e  festivalit të Hanit të Elezit, ku u vlerësua më çmimin ‘Ansambli më autokton i festivalit’”, thuhet në njoftim.

Aty gjithashtu theksohet se në festivalin “Dyshja na bashkon” në Viti, ShKA Bresana është shpërblyer me vendin e parë, teksa valltari Osman Ahmeti është zgjedhur “Valltar i Karrierës”.

“Gjatë muajit qershor, sërish Ansambli ‘Bresana’ ishte pjesë e Festivalit ‘Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’ në qytetin e Deçanit, ku në mesin e 30 ansambleve të ndryshme fitoi vendin e parë”, thuhet në njoftim, duke shtuar se juria ka vlerësuar vazhdimin e kultivimit të traditës opojare nga ky ansambël.

Ndërkaq, sipas njoftimit, Ansambli “Bresana” ka marrë pjesë edhe në festivalin ndërkombëtar Nedelino në Bullgari, ku para publikut të pranishëm janë prezantuar ritet e dasmave, vallet e burrave, këngët e vajzave dhe hyrja e nuses në skenë, raporton Telegrafi.

“Rishtazi, me 19 shtator të këtij viti, ShKA ‘Bresana’ ishte pjesëmarrëse në edicionin e parë të festivalit folklorik të këngëve dhe valleve ‘Folk fest’ të mbajtur në Shtime dhe aty ka fituar çmimin e festivalit”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se edhe në këtë festival, ansambli ka prezantuar në mënyrë të denjë ritet e zakonet opojare.

You Might Also Like

KUR MBETESH VETËM

Çairi organizon për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

E PORTOKALLTA

TAKIMI

Nga 13 korriku, Tetova në festë me program kulturor dhe sportiv

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Forcat ukrainase depërtojnë në një pjesë tjetër të territorit rus, pamje nga aksioni
Next Article Izraelitët kryejnë sulme të ashpra ajrore mbi Hezollahun në jug të Libanit – video të ndryshme qarkullojnë në rrjetet sociale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?