By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut pas një përplasjeje disa orëshe me autoritetet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut pas një përplasjeje disa orëshe me autoritetet
Bota

Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut pas një përplasjeje disa orëshe me autoritetet

admin
Last updated: 15/01/2025 08:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë arrestuar presidentin Yoon Suk Yeol, i cili përballet me akuzat për kryengritje dhe shpërdorim pushteti, pas një përpjekjeje për të vendosur ligjin ushtarak muajin e kaluar. Yoon tani është në Zyrën e Hetimit të Korrupsionit (CIO) dhe sipas mediave ndërkombëtare ai se pranoi marrjen në pyetje, shkruan A2 CNN.

Autoritetet e dorëzuan urdhrin pas një përplasjeje disa orëshe me stafin e tij të sigurisë dhe mbështetësit, të cilët panë hetuesit duke përdorur shkallët dhe kabllot për të hyrë në rezidencën e Yoon.

Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut pas një përplasjeje

Presidenti Yoon ka qenë i fshehur në rezidencën e tij të fortifikuar për javë të tëra i rrethuar nga ekipi i tij i Shërbimit të Sigurisë Presidenciale, duke iu shmangur arrestimit ndërsa hetuesit u përpoqën ta arrestonin në fillim të këtij muaji, por dështuan. Ai përballet me disa hetime dhe një gjyq për shkarkim, raporton A2 CNN.

Kjo është hera e parë në historinë e Koresë së Jugut që një president në detyrë arrestohet, edhe pse vendi ka një histori të ndjekjes penale dhe burgosjes së ish-liderëve.

Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut pas një përplasjeje

Pas arrestimit të tij, Yoon lëshoi ​​një video-mesazh të para-regjistruar të mërkurën, në të cilin ai përsëri i hodhi poshtë hetimet ndaj tij duke i cilësuar “të paligjshme”.

“Sot, kur i pashë të pushtonin perimetrin e sigurisë me mjete zjarri, vendosa të paraqitem para CIO-s, edhe pse është një hetim i paligjshëm, për të parandaluar çdo gjakderdhje të pakëndshme”, tha Yoon.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tirana, e nënta më e shtrenjtë në Europë për fuqinë blerëse, çmime të njëjta banese me Madridin
Next Article Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?