By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente
Kosovë

Avokati i Popullit: Mbrojtja e ujërave në Kosovë kërkon veprime urgjente

admin
Last updated: 12/11/2026 12:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 nëntor, argument.mk/ – Avokati i Popullit ka publikuar raportin për gjendjen e ujërave në Kosovë, ku evidentohen probleme serioze me ndotjen e lumenjve, menaxhimin e resurseve ujore dhe zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas raportit, ndër lumenjtë më të ndotur në vend janë Graçanka në Vragoli, Sitnica përgjatë gjithë rrjedhës, Nerodimja në Gerlicë dhe Kaçanik, Drenica në Drenas dhe Vragoli, si dhe Limani i Klinës në Klinë.

Si burime kryesore të ndotjes përmenden shkarkimi i ujërave urbane të patrajtuara, aktivitetet industriale, përdorimi bujqësor, hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve dhe degradimi i tyre nga eksploatimi i pakontrolluar i rërës dhe zhavorrit.

Raporti evidenton gjithashtu mungesë të kapaciteteve institucionale, veçanërisht në nivelin lokal. Në shumicën e komunave mungojnë zyrtarët dhe inspektorët mjedisorë, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë plane lokale për mbrojtjen e mjedisit.

Shqetësuese mbetet edhe mungesa e stafit dhe pajisjeve laboratorike në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, si dhe nevoja për zgjerimin e rrjetit të monitorimit të ujërave, veçanërisht atyre nëntokësore.

Sa i përket cilësisë së ujit të pijshëm, të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2024 janë analizuar 11 mijë e 16 mostra të ujit, prej të cilave 98.7 për qind kanë qenë në përputhje me vlerat parametrike.

Ndërsa, gjatë periudhës janar-gusht 2025, nga 8 mijë e 435 mostra të analizuara, 98.2 për qind kanë rezultuar në përputhje me standardet përkatëse.

Megjithatë, raporti veçon edhe problemin e manganit në Liqenin e Badocit, ku gjatë vitit 2024 dhe 2025 janë evidentuar tejkalime të vlerave të përcaktuara.

Avokati i Popullit ka ngritur shqetësime edhe për rrezikun nga përmbytjet, duke kërkuar planifikim afatgjatë, investime në infrastrukturën ujore dhe mirëmbajtje sistematike të rrjedhave ujore.

Në raport theksohet se problemet në sektorin e ujërave janë evidentuar ndër vite, por zbatimi i masave për përmirësimin e gjendjes ka avancuar me ritëm të pamjaftueshëm.

Avokati i Popullit vlerëson se tashmë nevojiten veprime konkrete, urgjente dhe të koordinuara nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se mbrojtja e ujërave kërkon angazhim të përbashkët të nivelit qendror dhe lokal.

POSTIMI I PLOT:

You Might Also Like

Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ja kur pritet të mbahet
Next Article Hita vizitë në Akademinë e Policisë në Itali: Arsimimi dhe formimi profesional, baza për trupë moderne
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?