By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI kërkon zgjedhje të parakohshme: “Janë më se të domosdoshme”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI kërkon zgjedhje të parakohshme: “Janë më se të domosdoshme”
Maqedoni

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme: “Janë më se të domosdoshme”

admin
Last updated: 12/11/2026 16:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor, argument.mk/ – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke e konsideruar këtë hap si të domosdoshëm për të zgjidhur situatën aktuale politike në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, në konferencën e sotme për shtyp tha se kjo parti e ka kërkuar një proces të tillë që nga fillimi i mandatit të qeverisë aktuale.

“Zgjedhjet e parakohshme janë më se të domosdoshme. Atë legjitimitet të vjedhur qytetarëve duhet t’ua kthejmë edhe njëherë, ndërsa qytetarët le të përcaktohen vetë”, deklaroi Ademi.

Ai tha se BDI-ja nuk e konsideron të qëndrueshme mënyrën aktuale të funksionimit të institucioneve dhe akuzoi qeverinë për mungesë të legjitimitetit nga qytetarët shqiptarë.

“Ne nuk jemi gomë rezervë dhe nuk hyjmë në qeveri pas zgjedhjeve. Mirëpo, kjo qeveri dhe kjo situatë në këtë mënyrë qeverisjeje janë të panatyrshme. Nuk mundet të funksionojë një qeveri pa legjitimitetin e shqiptarëve”, u shpreh Ademi.

Ademi kritikoi edhe deklaratat e ndryshme të përfaqësuesve të qeverisë lidhur me gjendjen ekonomike të vendit.

Sipas Ademit, është kontradiktore që në njërën anë përfaqësuesit e ekzekutivit e paraqesin Maqedoninë e Veriut si një nga vendet me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë, ndërsa në anën tjetër paralajmërojnë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do ta çonte shtetin drejt falimentimit.

“I keni dëgjuar eksponentët e qeverisë që thonë se Maqedonia është, për nga ekonomia, vendi i tretë në Evropë? I keni dëgjuar për rritjen ekonomike, apo jo? Dje dëgjuam të thonë: ‘Në qoftë se shkojmë në zgjedhje, shteti do të shkojë në bankrot’. Si bre? Një moment, Maqedonia është vendi i tretë në Evropë për nga rritja ekonomike, ndërsa të nesërmen jemi para bankrotit”, tha Ademi.

Ai shtoi se BDI-ja do të vazhdojë të insistojë në zgjedhje të parakohshme, duke argumentuar se qytetarët duhet të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve.

Sipas tij, vendimi për zgjedhje do t’ua kthente qytetarëve mundësinë për të përcaktuar se kush duhet të ketë mandat për të udhëhequr vendin.

You Might Also Like

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?

Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin

Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë

Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute

Nga një polip beninj drejt shtratit të vdekjes/ 72-vjeçarja përfundon në katër operacione, me stomë dhe infeksione të rënda

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!
Next Article e-Gjoba Administrative, sistem kombëtar i unifikuar për administrimin e gjobave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?