By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump
Bota

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

admin
Last updated: 11/02/2025 10:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sapo i është përgjigjur vendimit për tarifa nga SHBA për aluminin dhe çelikun.

Ajo ka thënë se blloku do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale”, përcjell Telegrafi.

“Më vjen shumë keq për vendimin e SHBA për të vendosur tarifa ndaj eksporteve evropiane të çelikut dhe aluminit. Tarifat janë taksa – të këqija për biznesin, më keq për konsumatorët”, ka thënë fillimisht ajo.

Në këtë drejtim, ajo ka shtuar se “tarifat e pajustifikuara ndaj BE-së nuk do të mbeten pa përgjigje – ato do të shkaktojnë kundërmasa të forta dhe proporcionale”.

“BE-ja do të veprojë për të mbrojtur interesat e saj ekonomike. Ne do të mbrojmë punëtorët, bizneset dhe konsumatorët tanë”, ka thënë më tej Ursula von der Leyen.

Një reagim ka ardhur edhe nga Komisioneri i tregtisë së BE-së, Marosh Shefçoviq i cili i ka quajtur ato “ekonomikisht kundërproduktive”, “të këqija për bizneset, më keq për konsumatorët” dhe “rritje të kostove për bizneset [SHBA] dhe nxitje të inflacionit”.

Ai tha se blloku “po vlerësonte shtrirjen e masave të shpallura brenda natës”, por “do të përgjigjet në mënyrë të vendosur dhe proporcionale me kundërmasa”.

Ndryshe, presidenti amerikan pretendoi të dielën se do të vendoste një tarifë prej 25% për çdo çelik dhe alumin që vjen në SHBA.

Trump ka njoftuar tashmë tarifa kundër Meksikës, Kanadasë dhe Kinës dhe ka treguar se do të synojë BE-në.

BE-ja pretendon se tregtia mes saj dhe SHBA-së përfiton të dyja palët.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
Next Article Trump nuk e sheh Vance si pasardhës në vitin 2028

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?