By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Shqipëri

Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

admin
Last updated: 12/11/2026 11:12
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 12 nëntor, argument.mk/ – Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Dekreti vjen në mbështetje të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.

Në një njoftim për shtyp, Presidenca njofton se përpara dekretimit, janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.

Esmeralda Hasani zëvendëson në këtë detyrë Vlora Hysenin e cila është nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Më parë, Hasani ka shërbyer si këshilltare pranë Kryeministrisë. Ajo është diplomuar në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Milanos. Gjithashtu, ka përfunduar studimet Master në Planifikimin dhe Zhvillimin e Projekteve në Innovation Business School, në Bruksel.

Hasani është eksperte e pavarur e Komisionit Evropian në fushën e kërkimit dhe inovacionit, si dhe e angazhuar aktivisht në projekte kërkimore, arsimore dhe inovative në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në bashkëpunim me kompani, universitete dhe qendra kërkimore lider në mbarë botën.

You Might Also Like

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata

Rrëzimet në moshën e tretë, shkaku kryesor i paraqitjeve në urgjencë

Bizneset turistike në zonën e Razmës nën presionin e taksave dhe shpopullimit

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spitali “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturë moderne laparoskopie
Next Article ANALIZË – Një samit Xi-Trump-Putin me shije Jalte?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Byzylyku elektronik për dhunuesin, alarm për viktimën – kush do ta garantojë sigurinë e saj?
Maqedoni
Me subvencione bliheshin traktorë, e më pas shiteshin
Maqedoni
Kriza e automobilave në Evropë po ndryshon edhe industrinë e vendit tonë
Maqedoni
Kompani me zero të punësuar dhe pronarë me lidhje politike, 224 milionë euro borxhe për tatime dhe kontribute
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?