By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
Bota

Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin

admin
Last updated: 15/01/2025 08:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden njoftoi Kongresin për qëllimin e tij për të hequr statusin e Kubës si vend që mbështet terrorizmin, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Vendimi është pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kisha Katolike për lirimin e të burgosurve politikë në Kubë. Zyrtarë të lartë të administratës amerikane, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se “dhjetëra” të burgosur politikë dhe të tjerë që konsiderohen nga Shtetet e Bashkuara të ndaluar në mënyrë të padrejtë do të lirohen deri në mesditën e 20 janarit. Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë gjithashtu disa sanksione ekonomike ndaj Kubës, si dhe do të anulojnë një memorandum të vitit 2017 të lëshuar nga presidenti i atëhershëm Donald Trump që ashpërsonte qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës.

Vendimi i Presidentit demokrat, mandati i të cilit përfundon javën e ardhshme ka të ngjarë të përmbyset që në fillim të javës së ardhshme pasi republikani Trump të marrë detyrën dhe Marco Rubio të marrë postin e Sekretarit të Shtetit.

Rubio, familja e të cilit u largua nga Kuba në vitet 1950 përpara revolucionit komunist që solli Fidel Castron në pushtet, ka qenë prej kohësh një mbështetës i sanksioneve ndaj vendit komunist.

Rubio do të paraqitet para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë të mërkurën për seancën e konfirmimit të tij dhe pritet të flasë për ardhjen e familjes së tij nga Kuba në Amerikë.

Zoti Trump emëroi Mauricio Claver-Carone, një ish ndihmës të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe mbështetës i fortë i sanksioneve kundër Kubës, në postin e të dërguarit të tij të posaçëm për Amerikën Latine.

Në ditët e fundit të administratës së parë të republikanit Trump, më 11 janar 2021, Shtëpia e Bardhë riktheu statusin e Kubësi si një vend mbështetës të terrorizmit, që ishte hequr në periudhën e afrimit midis Kubës dhe Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit të dytë të Presidentit Barack Obama. Në vendimin e saj, administrata e kaluar e zotit Trump përmendi mbështetjen e Kubës për udhëheqësin e Venezuelës, Nicolas Maduro, refuzimin për të ekstraduar rebelët kolumbianë në Kolumbi, dhe strehimin e amerikanëve të kërkuar nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara.

Grupet dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, duke përfshirë Konferencën e Peshkopëve Katolikë të Shteteve të Bashkuara, i kanë bërë presion admnistratës së Presidentit Bidenit që të marrë këtë vendim për të lehtësuar vuajtjet e popullit kuban si pasojë e izolimit ekonomik të Kubës.

Kongresi dhe administrata e ardhshme e zotit Trump do të kenë mundësinë të rishikojnë dhe të ndryshojnë vendimet e zotit Biden, megjithëse zyrtarët e lartë të administratës amerikane thanë se administrata e Presidentit Biden kishte vendosur se nuk kishte “asnjë provë të besueshme” se Kuba aktualisht është e angazhuar në mbështetjen e terrorizmit ndërkombëtar./VOA

 

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni
Next Article Tre klubet angleze po rivalizojnë njëra tjetrën për Jonathan David

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?