By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme
Bota

Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme

admin
Last updated: 26/05/2024 21:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Kështu tha shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, teksa u takua kryeministrin palestinez, Mohammed Mustafa, më 26 maj.

“Është edhe në interesin e Izraelit që Autoriteti Palestinez të jetë funksional sepse në mënyrë që të arrihet paqja, ne na duhet një Autoritet i fortë Palestinez, e jo i dobët”, tha Borrell.

Ai i bëri këto deklarata para nisjes së takimit me kryeministrin palestinez, me të cilin tha se do të diskutojë se si Autoriteti Palestinez mund të forcohet që të marrë udhëheqjen e Gazës nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Ne e shohim takimin e sotëm si një mundësi shumë të rëndësishme për ne si Qeveri, si ekzekutiv i ri për të prezantuar para partnerëve tanë ndërkombëtarë prioritet tona dhe planet për të ardhmen”, tha Mustafa. Kryeministri palestinez tha se prioriteti i tij i parë është të mbështesë palestinezët në Gazë, veçmas përmes një armëpushimi dhe më pas “rindërtimi i institucioneve të Autoritetit Palestinez” në Gazë.

Hamasi mori kontrollin e Gazës nga Autoriteti Palestinez më 2007.

Mustafa po ashtu u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Izraelit që të zhbllokojë fondet për Autoritetin Palestinez “që ne të jemi gati për të reformuar institucionet tona… dhe shpresojmë që së bashku të bëjmë përpjekje drejt shtetësisë dhe paqes në rajon”.

Takimi në Bruksel pritet të përqendrohet edhe në ndihmën ndërkombëtare për palestinezët, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë po vazhdon për më shumë se shtatë muaj.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U godit nga rryma elektrike, ndërron jetë një person nga Shkupi
Next Article Në Kumanovë vijojnë aplikimet për mbështetjen e bujqëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?