By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Çmimet e arit kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > ​Çmimet e arit kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë
Ekonomi

​Çmimet e arit kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë

admin
Last updated: 19/02/2025 20:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Çmimet e arit mbetën afër 3.000 dollarë për ons sot, mes rritjes së blerjeve nga bankat qendrore dhe shqetësimeve të investitorëve për rritjen ekonomike globale pas njoftimeve për tarifat e reja amerikane.

Në tregun fizik, një ons ar kishte vlerën 2.943 dollarë rreth mesditës, 0.3 për qind më shumë nga mbyllja e djeshme. Ai arriti shkurtimisht një nivel të ri historik prej 2.946 dollarësh që kur ari u tregtua për herë të parë në bursë, herën e nëntë që nga fillimi i vitit.

Në tregun amerikan, kontratat e së ardhmes së arit tregtoheshin me një çmim 0.4 për qind më të lartë, në 2.961 dollarë.

Sipas llogaritjeve nga shoqata e kompanive minerare WGC, ari u rrit më shumë se 28 për qind vitin e kaluar për shkak të kërkesës së fortë nga bankat qendrore dhe investitorët gjatë një periudhe tensionesh gjeopolitike të rritura.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se synon të vendosë tarifa për veturat prej rreth 25 për qind dhe po përgatit tarifa të ngjashme për importet e gjysmëpërçuesve dhe farmaceutikëve. Tregtarët kanë frikë se tarifat mund të shënojnë fillimin e një lufte tregtare dhe të dëmtojnë ekonominë globale.

“Rritja e çmimeve të arit duket se është nxitur nga deklaratat e presidentit Trump për vendosjen e afërt të tarifave për makinat dhe ilaçet e importuara, të cilat mund të hapin rrugën për rritjen e tij drejt 3.000 dollarëve”, tha Zaid Wanda, analist i tregut në OANDA.

Që nga rihyrja në Shtëpinë e Bardhë, Trump tashmë ka vendosur një tarifë prej 10 për qind për importet nga Kina dhe 25 për qind për importet e çelikut dhe aluminit nga vende të botës.

Çmimet e argjendit, të cilat përdoren në komponentët elektrikë, gjithashtu u rritën 0.4 për qind, në 32.99 dollarë. Platini, i cili përdoret në autokatalizatorët, ra 0.6 për qind në 981.56 dollarë, ndërsa çmimi i palladiumit pak a shumë ngeci në 987.75 dollarë.

You Might Also Like

Shtrenjtohen ndjeshëm derivatet e naftës

Shporta minimale për muajin qershor ka qenë mbi 68 mijë denarë

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës, dështon tenderi 16 mln euro

ASK: Numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve rritet për 4,4 %

ARRSH hap tender 5.2 mln euro për lidhjen e unazës verilindore të Tiranës me Rrugën e Arbrit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 170 emigrantë mbahen në Gjirin e Guantanamos
Next Article Ivanovski: Nuk ka ndarje mes zyrtarëve aktualë dhe ish zyrtarëve, do të veprojmë kudo që të ketë indikacione dhe dyshime për krim të kryer

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?