By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: CNN: Rutte: Trump qartësisht “i zhgënjyer” me anëtarët e NATO-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > CNN: Rutte: Trump qartësisht “i zhgënjyer” me anëtarët e NATO-s
Bota

CNN: Rutte: Trump qartësisht “i zhgënjyer” me anëtarët e NATO-s

admin
Last updated: 09/04/2026 12:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashintong, 9 prill, Zhurnal.mk – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilluan dje në Uashington, një takimi privat për afërsisht dy orë – duke nënvizuar përçarjen transatlantike pas asaj që shefi i aleancës ushtarake e përshkroi si një shkëmbim të hapur pikëpamjesh.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte qartësisht “i zhgënjyer” me disa shtete anëtare të aleancës transatlantike”, tha Rutte pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur për CNN, Rutte e përshkroi takimin si një diskutim të hapur mes “dy miqve të mirë”, por nuk dha detaje nëse ishte diskutuar mundësia e një tërheqjeje të SHBA-së nga NATO.

Ndërkohë, Trump shkroi në platformën e tij Truth Social: “NATO nuk ishte aty kur ne kishin nevojë për të, dhe nuk do të jetë aty nëse na duhet sërish”.

Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se aleatët duhet të kujtojnë Groenlandën, të cilën e përshkroi si një “territor të madh akulli, të menaxhuar keq”.

Kërcënimet e përsëritura të Trump, më herët këtë vit, për aneksimin e mundshëm të Groenlandës, një territor danez me rëndësi strategjike, kanë tensionuar marrëdhëniet mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ditët e fundit, deklaratat e tij kanë ngritur shqetësime për një dalje të mundshme të SHBA-së nga NATO, mes të kritikave ndaj aleatëve për atë që ai e konsideron mbështetje të pamjaftueshme në konfliktin me Iranin.

Megjithatë, një tërheqje e tillë do të kërkonte një shumicë prej dy të tretash në Senatin amerikan, gjë që konsiderohet shumë e pamundur.

Rutte gjithashtu minimizoi kritikat nga partnerët e aleancës ndaj veprimeve të Trump kundër Iranit, duke theksuar se nuk ka një qëndrim të përbashkët mes aleatëve që konflikti të jetë i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koçiu: Rritja e qëndrueshme e ekonomisë konfirmon progresin e pandalshëm drejt BE-së
Next Article “Te respektohet korniza ligjore”, qëndrimi i BE për provimin në shqip në Jurisprudencë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?