By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Depardieu thotë se e kapi akuzuesen për ta shpëtuar nga rrëzimi, jo për sulm seksual
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Depardieu thotë se e kapi akuzuesen për ta shpëtuar nga rrëzimi, jo për sulm seksual
Kulturë

Depardieu thotë se e kapi akuzuesen për ta shpëtuar nga rrëzimi, jo për sulm seksual

admin
Last updated: 26/03/2025 18:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Aktori i njohur francez, Gérard Depardieu, ka pranuar në gjykatë se ka kapur për ijë një grua që e ka akuzuar për sulm seksual, por pretendon se ky veprim ishte për të shmangur rrëzimin dhe nuk kishte karakter seksual, ka raportuar “The Guardian”.

Në gjykatën penale të Parisit, Depardieu ka thënë “e kapa për ijë”, ndërsa gjykatësi ka bërë të ditur se kjo dëshmi ndryshonte nga ajo e dhënë më parë gjatë hetimeve, kur ai kishte mohuar çdo kontakt fizik.

Depardieu, 76 vjeç, po gjykohet për dy raste të pretenduara të sulmeve seksuale ndaj një dekoratoreje setesh 54-vjeçare dhe një asistenteje regjie 34-vjeçare gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets Verts” në Paris në vitin 2021. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri në pesë vjet burg dhe gjobë prej 75,000 eurosh.

Aktori ka mohuar çdo akuzë.

“I mohoj të gjitha”, ka thënë ai në gjykatë.

Ylli ka shpjeguar se e kishte kapur gruan për ijë për të shmangur rrëzimin.

“Isha shumë i lodhur, ishte fundi i xhirimeve dhe ishte një e premte e nxehtë”, ka thënë ai.

Dekoratorja e setit, e identifikuar si Amélie, ka dëshmuar në gjykatë se Depardieu kishte bërë komente vulgare dhe fyese ndaj saj, përfshirë: “Është kaq nxehtë, nuk kam ereksion” dhe “di si ta bëj një grua të arrijë në orgazëm pa e prekur fare”.

Amélie ka pretenduar se Depardieu e kapi për ijë, e tërhoqi drejt tij dhe e bllokoi mes kofshëve, duke e prekur në zona intime.

“Më kapi shumë fort. Më kujtohen sytë e tij të mëdhenj, të kuq dhe të zemëruar. Kam ndjerë një egërsi tek ai, ishte sikur kënaqej duke më frikësuar”, ka thënë ajo.

Depardieu ka mohuar këto pretendime, duke thënë se kishte qenë i pakënaqur me punën e Amélies si dekoratore, sepse një skenë dhome nuk ishte përgatitur mirë. Ai shtoi se me peshën e tij prej 150 kilogramësh nuk do të kishte mundësi të mbante dikë mes kofshëve.

“Mund të bëni një provë nëse doni, me këtë bark që kam, nuk është e mundur”, ka thënë ai.

Aktori ka pranuar se përdorte gjuhë të vrazhdë gjatë xhirimeve, por pretendoi se këto komente ishin për të qenë “provokues” dhe për të relaksuar atmosferën.

I pyetur nga gjykatësi nëse kishte thënë: “Është kaq nxehtë, nuk kam ereksion”, ai u përgjigj: “Mbase e kam thënë, pse jo?”.

Depardieu ka kritikuar lëvizjen #MeToo, duke thënë se akuzat kundër tij janë përdorur për të dëmtuar reputacionin e tij.

“Kjo lëvizje do të bëhet terror”, ka thënë ai.

Gjyqi ndaj tij vazhdon.

You Might Also Like

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Tetovarja nderohet me çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndiheni nostalgjikë gjatë ditëve me shi? Zbuloni arsyet se përse ju ndodh
Next Article Hoteli në kodrën e Liqenit të Ohrit, bëhet realitet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?