By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drita luan ndeshjen vendimtare sonte në Ligën e Kampionëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Drita luan ndeshjen vendimtare sonte në Ligën e Kampionëve
Sport

Drita luan ndeshjen vendimtare sonte në Ligën e Kampionëve

admin
Last updated: 15/07/2025 08:54
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Kampioni i Kosovës, Drita, zhvillon sonte ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve, përballë Differdange 03 në Luksemburg.

Ndeshja luhet në stadiumin “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, me fillim nga ora 20:00. Drita vjen në këtë sfidë pas fitores minimale 1-0 në takimin e parë të zhvilluar në Prishtinë.

Arb Manaj ishte heroi i ndeshjes së parë, duke shënuar golin e vetëm dhe duke i dhënë epërsinë ekipit gjilanas për sfidën e kthimit.

Skuadra e Zekirija Ramadanit dominoi takimin e parë dhe tregoi lojë më të mirë, duke dëshmuar se e meritonte fitoren. Tani, synimi është i qartë, kalimi për herë të parë në raundin e dytë të këtij kompeticioni prestigjioz.

Një lajm i mirë për Dritën është rikthimi i kapitenit Rron Broja, i cili ishte i suspenduar në ndeshjen e parë dhe tashmë është i gatshëm të ndihmojë skuadrën.

Kualifikimi do të ishte një arritje historike për Dritën dhe për futbollin kosovar, ndërsa gjithë vëmendja është e përqendruar te ky 90-minutësh vendimtar në Luksemburg.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të gjithë po flasin për të: Talenti i cili po ‘trazon’ yjet e Liverpoolit në stërvitje
Next Article Kurti dhe emisarja britanike Karen Pierce diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit Kosovë – Mbretëri e Bashkuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?